Categories: sport

Fernando: “Tifozët janë lojtari ynë i 12-të”, Egnatia synon kualifikimin në Conference League

Egnatia e nisi aventurën në Conference League me një fitore 2-1 ndaj Lincoln Red Imps, falë golave të Alessandro Albaneses dhe Fernandos. Rrogozhinasit mund të kishin shënuar edhe më shumë, por tre pikët e marra janë më të rëndësishmet për ekipin.

Fernando, autori i golit vendimtar, foli për “Newsport.al” pas sfidës. Reagimi i tij i përmbajtur pas rrjetës tërhoqi vëmendjen, ndërsa paraqitjet e tij pas dëmtimit të fundit tregojnë një formë dhe rol të ri në skuadër.

Të lidhura

None found

Ai po shënon gola me peshë, ndërsa karakteri i thjeshtë ka bërë që në Rrogozhinë të jetë një nga futbollistët më të dashur. Pas suksesit ndaj Red Imps, Fernando festoi duke vendosur plisin në kokë, duke shprehur emocionet e tij me kënaqësi të veçantë.

Fitorja historike ndaj Red Imps ishte një hap i rëndësishëm. Si po përjetohet kjo atmosferë në dhomën e zhveshjes?

Atmosfera është shumë pozitive. Megjithatë, vazhdojmë të jemi të përqendruar, i mbajmë këmbët në tokë dhe synojmë objektivin kryesor, që është kualifikimi.

Goli juaj erdhi në një moment shumë të rëndësishëm për ekipin. Si reaguan shokët e skuadrës pas tij?

U gëzuan shumë, njësoj si unë. Çdo ditë punoj fort për të qenë në nivelin më të mirë dhe për t’i dhënë skuadrës gjithçka që mundem. E di se cilat janë mundësitë e mia.

“Air Albania” u mbush me tifozë që ju mbështetën. Sa ndikoi kjo atmosferë në fitoren e Egnatias?

Pa diskutim, tifozët tanë janë lojtari i 12-të. Dua të përdor këtë rast për t’i falënderuar të gjithë tifozët shqiptarë për përkrahjen. Për ne, mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme.

Pas këtij optimizmi për kualifikimin, fillimisht vjen përballja me Kauno Zalgiris dhe më pas ajo me Bragën. Sa pikë mendoni se mund të grumbullojë Egnatia?

Është ende herët për të bërë llogari të tilla. Tashmë e kemi përqendruar vëmendjen te kundërshtari i radhës, Elbasani, dhe do të përpiqemi ta analizojmë sa më mirë.

Për momentin, i gjithë fokusi ynë është te Abissnet Superiore. Jemi në Europë falë Abissnet Superiore, pasi ishte ky kampionat që na solli deri këtu. Prandaj, objektivi ynë kryesor tani mbetet Abissnet Superiore.

Ndeshja e ardhshme në kampionat është ndaj Elbasanit. A duhet të rikthehet Egnatia te fitorja në Abissnet Superiore?

Sigurisht. Do të dëgjojmë udhëzimet e trajnerit për përballjen me Elbasanin dhe do të hyjmë në fushë me synimin për të marrë tri pikët.

të fundit

Pas 11 ditësh mungesë, Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s: Do të jem një CEO më i mirë

Themeluesi i gjigantit të inteligjencës artificiale është rikthyer në selinë e kompanisë pas 11 ditësh mungesë, duke premtuar ndryshime në…

6 minutes ago

Kamioni postar përfundon i varur në një urë në SHBA, aksidenti i pazakontë bëhet viral

Një aksident i pazakontë është regjistruar të enjten në Toledo të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një…

7 minutes ago

Veliaj i kërkon Kushtetueses të rrëzojë aktet hetimore të SPAK

Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një padi, përmes së cilës kërkon konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së…

8 minutes ago

Musiala dëmtohet sërish menjëherë pas rikthimit në fushë

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq për Jamal Musialan, i cili pritet të mungojë edhe për katër deri…

13 minutes ago

Albulena Haxhiu’s agenda in Prekaz and Tirana for November 28

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 28 nëntor, do të zhvillojë disa aktivitete me rastin e Ditës…

13 minutes ago

Albulena Blakaj Gashi submits copies of credentials as Kosovo’s ambassador to Austria

Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri, Albulena Blakaj Gashi, ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë Federale për…

14 minutes ago