Categories: maqedoni

Prokuroria kërkon paraburgosjen e 19-vjeçarit të dyshuar për plagosjen me thikë të një të mituri

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore ndaj një 19-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunë”.

Të lidhura

None found

Sipas organit të akuzës, i dyshuari, së bashku me vëllain e tij të mitur, i cili nuk ka arritur moshën e përgjegjësisë penale, kanë ushtruar dhunë ndaj një fëmije dhe një të rrituri, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda me thikë. Një fëmijë tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Ngjarja, sipas Prokurorisë, ka krijuar pasiguri, kërcënim, frikë dhe ankth te qytetarët dhe personat që ndodheshin aty.

Për 19-vjeçarin, prokurori publik i ka kërkuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se i mituri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012”, deklaroi Toshkovski.

Komuna e Çairit ka reaguar përmes një njoftimi, ku shpreh keqardhje të thellë për rastin dhe uron shërim sa më të shpejtë për të miturin e lënduar rëndë.

“Në lidhje me informacionet e publikuara në media, sqarojmë se ngjarja në fjalë nuk ka ndodhur në territorin e Komunës së Çairit. Hetimi dhe përcaktimi i plotë i rrethanave të rastit janë në kompetencë të institucioneve përkatëse”.

Komuna u ka bërë thirrje mediave që, për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes dhe faktit se të përfshirë janë të mitur, të raportojnë me kujdes dhe të verifikojnë saktë të dhënat, përfshirë vendndodhjen e incidentit, në mënyrë që të mos krijohet një perceptim i pasaktë në opinion./Telegrafi/

të fundit

Probleme me skanimin e mbi 250 mijë fletëvotimeve në 332 qendra në Nju Jork, republikanët akuzojnë demokratët për manipulim

Makinat e votimit nuk kanë qenë në gjendje të skanojnë mbi 250,000 fletëvotime në 332 vende votimi në më shumë…

2 minutes ago

Shehaj: Një aleancë mes partive të reja dhe protestuesve mund të marrë Bashkinë e Tiranës, jemi të hapur për bashkëpunim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi se një koalicion mes partive të reja politike dhe përfaqësuesve të protestës mund…

4 minutes ago

Berisha përgatit PD-në për zgjedhjet lokale dhe kërkon front të përbashkët opozitar, pa ndërprerë protestat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat kundër qeverisë së Edi…

4 minutes ago

Zhernovski: Alta Banka, pjesë e marrëveshjes së biznesit mes Mickoskit dhe Vuçiqit; qytetarët po vuajnë pasojat

Sekretari për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Zernovski, në një intervistë në Alsat, paralajmëroi se…

6 minutes ago

Lule, mesazhe dhe një minutë heshtje në Tenerife për Jesus de Miguelin

Tifozët e Tenerifes kanë organizuar homazhe prekëse për futbollistin Jesus de Miguel, vdekja e të cilit ka tronditur klubin dhe…

8 minutes ago

Fitore Pacolli padit Asdren Shalën për shpifje dhe fyerje; ai mungon në seancën përgatitore

Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur…

14 minutes ago