Kontrollet e intensifikuara në tregjet e gjelbra po vijojnë, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Aksionet synojnë ndalimin e shitjes së paligjshme të frutave e perimeve dhe të ushqimeve që tregtohen pa origjinë, në kushte të papërshtatshme, shpesh nga rishitës jashtë hapësirave të organizuara të tregut.
None found
Gjatë javës së kaluar, në kuadër të kontrolleve në Tregun e Gjelbër të Shkupit dhe atë në lagjen Gjorçe Petrov, u sekuestruan e më pas u asgjësuan mbi 5 tonë ushqime të pasigurta, bëri të ditur AUV-ja.
Sipas agjencisë, bëhet kryesisht fjalë për fruta dhe perime të shitura në mënyrë të paligjshme jashtë tregut. Kjo, thekson AUV, paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e konsumatorëve dhe cenon konkurrencën, duke dëmtuar prodhuesit primarë bujqësorë dhe tregtarët që veprojnë ligjërisht.
Aksionet zhvillohen në bashkëpunim me inspektoratin komunal të Qytetit të Shkupit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Koordinimi synon të pengojë tregtinë e paligjshme dhe të garantojë zbatimin e kushteve ligjore për shitjen e ushqimeve.
AUV njofton se do t’i vijojë kontrollet e shtuara edhe në periudhën e ardhshme, në pika të ndryshme të Shkupit dhe në mbarë vendin. Sipas agjencisë, synimi është mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve, parandalimi i shitjes së produkteve ushqimore të pasigurta dhe garantimi i kushteve të barabarta për tregtarët e ligjshëm dhe prodhuesit primarë bujqësorë.
Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, në rend dite ndryshimet buxhetore për vitin 2026 Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së…
Këtë të hënë, të rinjtë në Elbasan kanë dalë sërish në protestë, duke bojkotuar mësimin dhe iu bashkuar revoltës. Gjithashtu…
Mbrojtësi i Sevillas, Juan Iglesias, ka kritikuar gjykimin pas humbjes 4-1 ndaj Real Madridit në kuadër të javës së nëntë…
Ish-ministri i punëve sociale dhe një nga ish-frontmenët e VLEN, Fatmir Limani ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në…
Deputeti i partisë VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në…
Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, ka shkuar në shtabin e AKI-së për t’i uruar Arkin Jahijit fitoren në garën për…