Prokuroria i kërkoi Gjykatës Themelore në Kumanovë që Trajko Bojkovski, i akuzuar si vrasës serial nga Staro Nagoriçane, të dënohet me burgim të përjetshëm.
None found
Bojkovski përballet me akuza për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje.
Gjatë fjalës së tij, prokurori publik Ljubomir Lape deklaroi se Bojkovski, ndonëse ushtronte profesionin e bariut, nuk i mbronte personat e pambrojtur, por i kthente ata në viktima. Sipas tij, i akuzuari shënjestronte gra të moshuara dhe beqare, të cilat më pas i sulmonte.
Lape tha se provat dëshmojnë pa mëdyshje se Stançe Karevska, Janka Antevska, Marija Marinkovska dhe Mira Stankovska humbën jetën në të njëjtën mënyrë, përmes mbytjes dhe presionit në gjoks. Ai shtoi se disa prej viktimave kishin edhe dëmtime në organet gjenitale, ndërsa gjurmë të ADN-së së të akuzuarit u identifikuan te dy viktima dhe një prej të mbijetuarave.
Bojkovski mohon përfshirjen në vrasjen e Stançe Karevskës. Megjithatë, prokurori argumentoi se gjatë dëshmisë së tij ai përmendi të dhëna për kohën dhe mënyrën e kryerjes së krimit, të cilat përputhen me rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
Edhe avokatja e disa palëve të dëmtuara, Dragana Ilievska-Todoroviq, tha se provat e lidhin Bojkovskin me vrasjen e Karevskës, pavarësisht se ai nuk e pranon atë./Telegrafi/
Prokurori i SPAK, Ols Dado, ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion…
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte (e martë) me Irlandën në Dublin me fillim nga ora 20:45, në kuadër…
Jurgen Klopp ka vlerësuar lart cilësitë e mesfushorit të Liverpoolit, Florian Wirtz, duke e cilësuar atë si një “futbollist të…
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim shtesë për pengim të…
Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me…
Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve…