Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se një prokuror i Lartë Publik në Manastir është ndaluar, ndërsa ndaj tij është paraqitur kallëzim penal nën dyshimin për veprën penale “Marrje Shpërblimi për Ndikim të Paligjshëm”.
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, më 07.10.2026, Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Brendshme ka referuar në Prokurorinë Publike për Hetime Penale rastin ndaj P.V., 61-vjeçar nga Prilepi. Ai dyshohet se ka kryer veprën e paraparë në nenin 359, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal.
Në detyrën e Prokurorit të Lartë Publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir, P.V. dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të përsëritur në vendimmarrjen e prokurorëve të tjerë publikë, me synim që autorëve t’u shqiptoheshin dënime më të lehta.
Pas ndalimit të tij, autoritetet zhvilluan kontrolle në banesën e P.V. në Prilep dhe në zyrën që ai përdor, me qëllim sigurimin e provave të tjera dhe identifikimin e sendeve të rëndësishme për hetimin. Gjatë kontrolleve u sekuestruan gjashtë telefona celularë, një USB dhe një kompjuter personal, njoftoi MPB./Telegrafi/
Me origjinë nga Kosova dhe i njohur në mesin e futbollistëve të njohur evropianë, Cerkin Mehmeti po synon një tjetër…
Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë…
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve…
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi në Pressing në T7 që ka ambicie dhe do jetë kandidat për…
Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…