Categories: maqedoni

Policia zbulon disa lloje droge gjatë kontrollit në një banesë në Shkup

Në një banesë në Shkup, gjatë një kontrolli të kryer nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si edhe sasi amfetamine, ekstazie, LSD-je, vaji të hashashit, rrëshire dhe kërpudhash halucinogjene, bëri të ditur Policia e Shkupit.

Të lidhura

None found

Kontrolli është zhvilluar me urdhër gjykate në banesën që përdorej nga M.B. dhe N.J., dy persona që më parë ishin privuar nga liria.

Sipas njoftimit të MPB-së, “Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 11,5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe amfetaminë, ekstazi, LSD, vaj hashashi rrëshirë dhe kërpudha halucinogjene. Personat janë ndaluar për procedurë të mëtejshme”.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente ndaj tyre në Prokurorinë Publike kompetente.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Angellov pret ribalancimin e buxhetit për blerjen e tre “Air Traktorëve” dhe punësimin e dy pilotëve të rinj

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, njoftoi në intervistën në "Top Top" të Telma TV se kishte…

8 seconds ago

Prishtina përcjell mesazhe falënderimi për SHBA-në në 250-vjetorin e Pavarësisë

Shoqata e Miqësisë së Amerikës ka shënuar të shtunën 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një…

9 minutes ago

Nga portokallet te turizmi/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk është ariu rus që po na shqetëson pyllin, por çakenjtë tanë

Studiuesi Auron Tare përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të…

13 minutes ago

Ish-mesfushori i Tiranës, Agustin Torassa, ndahet me Afragolese dhe publikon mesazhin e lamtumirës

Idriz Batha dhe Agustin Torassa kur ishin pjesë e TiranësAgustin Torassa nuk do të jetë më pjesë e ekipit të…

14 minutes ago

Arijon Ibrahimovic pranë zgjatjes së kontratës me Bayernin pas besimit të Vincent Kompanyt

Arijon Ibrahimovic do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut, me talentin gjerman që pritet të nënshkruajë kontratë të…

15 minutes ago

Europe faces record heat, experts warn extremes are becoming the norm

Ndonëse korriku sapo ka nisur, Europa ka kaluar që tani dy episode të forta të të nxehtit, të cilat kanë…

21 minutes ago