Categories: maqedoni

Policia në Tetovë nis hetimet për përleshjet mes grupeve të të rinjve

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka filluar hetimet për të sqaruar rastin e dhunës mes dy grupeve të të rinjve, i cili u raportua në media pasi përplasjet ndodhën dy herë brenda pak ditësh. SPB Tetovë njofton se po shqyrtohen edhe regjistrimet e kamerave të sigurisë në qytet, me synimin që të identifikohen autorët e dhunës së ndodhur dy net më parë.

Të lidhura

None found

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, deklaroi se pjesëtarët e policisë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, duke u mbështetur edhe te informacionet e qytetarëve, për të përcaktuar identitetin e personave të përfshirë. Ai bëri të ditur se për biseda informative janë ftuar edhe drejtues të dy grupeve të tifozëve të skuadrave tetovare të futbollit, në përpjekje për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe përshkallëzimin e situatës.

Rexhepi shprehu shpresën se do të ketë mirëkuptim, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen për fëmijët e tyre. Sipas tij, dihet se të miturit shpesh keqpërdoren në ngjarje të këtilla, të cilat janë shfaqur kohët e fundit.

Pas ngritjes së alarmit për situatën, Policia e Tetovës ka shtuar praninë e efektivëve me uniformë gjatë mbrëmjes së kaluar dhe ditës së sotme. Patrullimet janë përqendruar në zonat kryesore të qytetit ku zakonisht regjistrohen përplasjet, veçanërisht në orët e mbrëmjes, me qëllim mbledhjen e informacioneve dhe pengimin e rrahjeve mes të rinjve që dyshohet se u përkasin grupeve të “vojvodëve” dhe “Ballistëve”.

Sipas Fatmir Rexhepit, shtimi i pranisë policore synon para së gjithash sigurimin e sa më shumë të dhënave për ngjarjen, në mënyrë që të mos fajësohen persona që nuk kanë qenë të përfshirë. Gjithashtu, po punohet për identifikimin e të miturve që ndodheshin atë natë në vendngjarje, të cilët do të ftohen në stacion bashkë me prindërit e tyre. Masat do të ndërmerren në bashkëpunim me Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale, me synimin që raste të tilla të mos përsëriten në rajonin që mbulohet nga SPB Tetovë.

Ndërkaq, sipas informacioneve të televizionit Alsat, gjatë javës grupe të rinjsh janë përleshur në dy net radhazi. Dyshohet se në këto rrahje janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta, ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar./Alsat/

të fundit

Nga akademia e Ajaxit me Timberët, Gravenberchin e Brobbeyn te karriera si artist afrobeats

Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…

7 hours ago

Bajram Shala zbulon tentativat e Shqipërisë për Dion Gallapenin dhe Franco Fodën

Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…

7 hours ago

We are not cardboard cutouts,” Spiropali calls for more powers for municipalities and reform of the system

Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…

7 hours ago

18-year-old Swede arrested over suspected killing of plastic surgeon Alexander Aslani at his clinic in Marbella

Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…

7 hours ago

Parashikimi i horoskopit 9 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…

7 hours ago

Eli Fara në emisionin e Luizit pas bujës me videot intime, shpërthejnë kritikat për këngëtarin! Shkodrani sqaron gjithçka: E kam quajtur kështu për këtë arsye

Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…

7 hours ago