Hapësira që ishte parashikuar të shërbente si strehë për punëtorët e angazhuar në ndërtimin e pishinës, është kthyer në një vend ku, sipas mbetjeve të gjetura, përdoren lloje të ndryshme droge. Objekti i vogël ndodhet në oborrin e shkollës fillore “Kirili e Metodij” në Tetovë.
Rreziku për nxënësit shtohet edhe për shkak se hapësira nuk është rrethuar apo izoluar nga pjesa tjetër e shkollës, ndërsa të hapura kanë mbetur edhe gropat e pishinës. Drejtoresha deklaron se rastin e ka denoncuar në polici, por nga SPB Tetovë mohojnë se kanë marrë një raportim të tillë.
None found
Drejtoresha e shkollës, Sihana Kaba Kasami, tha se përmes kamerave të sigurisë monitoron gjithçka, por për situatën është informuar nga mediat.
Gazetari: A e keni denoncuar rastin në polici dhe a keni ndërmarrë masa për izolimin e objektit, duke qenë se ai ndodhet në oborrin e shkollës?
“Objekti është në oborrin e shkollës sonë, por ne nuk kemi më kompetenca mbi atë pjesë, pasi ajo i është dorëzuar investitorit. Për rrjedhojë, përgjegjësia i takon investitorit dhe nuk është më nën kujdesin tonë. Edhe unë, njësoj si ju, e kam parë atë incizim”, u përgjigj Sihana Kaba Kasami, drejtoreshe e Sh.F. “Kirili e Metodij”.
“Në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë, gjatë javës së kaluar, por edhe më herët, nuk ka pasur raportim zyrtar për një rast të tillë”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Kasami tha gjithashtu se gjatë ditës në shkollë qëndrojnë dy policë, të cilët kujdesen për procesin mësimor dhe lëvizjen e nxënësve gjatë pushimit të gjatë.
“Gjatë ditës kemi edhe sigurim. Dy policë janë të shpërndarë në shkollën tonë dhe ndjekin zhvillimin e procesit mësimor, si dhe lëvizjen e nxënësve gjatë pushimit të gjatë”, u shpreh drejtoresha Kasami.
Policia e mohoi edhe këtë deklaratë, duke sqaruar se nuk ka pjesëtarë të angazhuar posaçërisht për shkollën “Kirili e Metodij”.
“Nuk ka policë të caktuar enkas për një shkollë të vetme. Kur në një zonë ndodhen dy shkolla, pjesëtarët e policisë patrullojnë ose mbulojnë të dyja objektet”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Ndjenja e pasigurisë te nxënësit shtohet edhe nga parkimi i automjeteve të punonjësve brenda oborrit të shkollës, ku lëvizin nxënësit e arsimit fillor./Alsat.mk.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…
Mish i tymosur, proshutë e tymosur dhe produkte të tjera të mishit, janë shitur përmes rrjeteve sociale. Pas inspektimit nga…
Interi dhe Milani kanë zbuluar emrin komercial të stadiumit të ri që do ta ndërtojnë së bashku në Milano. Objekti…
Interi dhe Milani kanë prezantuar planet për stadiumin e ri që do të ndërtohet në zonën e San Siros, me…
KF Kosova, klubi shqiptar në Finlandë rikthehet në parket këtë të shtunë, më 31 tetor, ku do të përballet me…
Dëmtim i rëndë i Eljon Sotës Eljon Sota pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e sotme që Egnatia fitoi…