Projekt-Plani Hapësinor 2040 për Rajonin Planor Juglindor ka ngjallur shqetësim në një segment të opinionit, sidomos për shkak të perspektivës së hapjes së minierave të reja dhe pasojave potenciale mbi bujqësinë dhe ekosistemin.
None found
Organizata qytetare “Zdrava Kotlina” u ka bërë apel qytetarëve për një mobilizim të gjerë kundër këtyre projekteve minerare. Sipas tyre, masat e parashikuara në draft hapin rrugën për shndërrimin e tokës në zona të industrisë së rëndë, G1, duke tërhequr vëmendjen mbi rreziqet që i kanosen tokave bujqësore dhe ambientit jetësor.
Në komunikatën e shoqatës “Zdrava Kotlina” sqarohet se “Vetëm fakti që një lokacion apo lëndë minerale figurojnë në dokumentacionin hapësinor-planor nuk nënkupton automatikisht se aty do të ngrihet një minierë. Për të çuar përpara një projekt konkret minerar nevojiten faza të mëtejshme, autorizime dhe plotësim i kornizës ligjore”.
Një prej pikave kyçe për Fushën e Strumicës, nënvizon shoqata, mbetet ruajtja e burimeve ujore. Ata bëjnë me dije se gjatë hartimit të planit janë përfshirë sektorë që kanë të bëjnë me administrimin e ujërave, zhvillimin bujqësor, mbrojtjen e natyrës, infrastrukturën dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
Edhe LSDM ka sinjalizuar se do të pengojë miratimin e këtij plani të ri hapësinor. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, u shpreh se Maqedonia nuk është objekt tregtie dhe se shteti nuk mund të sakrifikohet për interesa të ngushta që dëmtojnë shëndetin publik, duke insistuar në tërheqjen e draftit.
Prej kohësh, partia “E Majta” po kërkon instalimin e një moratoriumi për koncesionet e reja dhe për çdo procedurë që lidhet me minierat në perspektivë. Deputeti Borislav Krmov deklaroi se është e palejueshme të vihet në lojë mjedisi jetësor dhe pasuria natyrore.
Nga ana e saj, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar më herët opinionin se ka nisur raundi i diskutimeve publike rajonale për Draft-Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2040.
Ministria thekson se këto konsultime përfaqësojnë një rast për t’u familjarizuar me propozimet planore, si dhe për të paraqitur sugjerime dhe kritika gjatë procesit të finalizimit të një prej dokumenteve strategjikë më jetikë për zhvillimin hapësinor të vendit.
Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës pas plot 83 minutave lojë.“Dardanët” e dominuan plotësisht përballjen dhe më…
Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore në udhëtim te San Marino, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian U21…
Edhe sonte, natën e nëntë më radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…
Alfa Romeo ka zbuluar një tjetër “pamje misterioze” për konceptin e saj të ri, i cili pritet të prezantohet në…
Bentley ka prezantuar Torcal-in, modelin e saj të parë tërësisht elektrik, i cili shënon një kapitull të ri për markën…
Pasi Honda anuloi në mënyrë spektakolare – dhe të papritur – planet për tre modele krejt të reja për tregun…