Categories: maqedoni

Pjesa më e madhe e vendit në rrezik maksimal nga zjarret, paralajmëron QMK

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se, bazuar në indeksin meteorologjik të zjarreve, gati i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut gjendet nën kërcënimin e lartë të flakëve, i shënuar me ngjyrë portokalli. Zonat e Malit Sharr dhe rajonet përreth Ohrit e Resnjës përbëjnë përjashtim, ku niveli i rrezikut mbetet mesatar, i identifikuar me të verdhë.

Të lidhura

None found

Këto kushte atmosferike favorizojnë ndezjen dhe përhapjen e shpejtë të vatrave në hapësira të hapura, si dhe të zjarreve pyjore me intensitet të fuqishëm në të gjithë shtetin.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë maksimale dhe përgjegjshmëri, sidomos kur frekuentojnë ose udhëtojnë në mjedise natyrore, duke shmangur rreptësisht përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Në rast se dikush vëren flakë, duhet të njoftojë pa vonesë numrin e urgjencës 112.

Sipas të dhënave të QMK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 29 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, gjashtë vatra janë ende aktive, një tjetër është vënë nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht.

Zjarret aktive vijojnë në territorin e Komunës së Studeniçanit pranë fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber, në Komunën e Makedonski Brodit afër lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov doll, Llokvicë e Deviç, si dhe në komunat e Velesit dhe Zelenikovës pranë vendbanimeve S’lp, Gorno sello, Karabunishtë, Buzallkovë, Dobrinë dhe Tisovicë. Vatra tjera janë raportuar në komunat Jegunoc dhe Saraj rreth fshatrave Kopanicë, Tudencë e Bojanë, në Komunën e Prilepit afër fshatit Canishtë dhe në Komunën e Dollnenit pranë fshatrave Vrançe dhe Belo pole.

Ndërkohë, zjarri i rënë në deponinë e Dellçevës është izoluar dhe mbahet nën kontroll.

të fundit

Zbulimi tronditës në banesën e 65-vjeçarit në Liverpool/ Nga kafazet me brejtës të ngordhur te trupi i gruas i fshehur në ngrirëse

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…

2 minutes ago

Crowd of protesters outside Parliament, activist Vatnikaj: MPs protect oligarchs, not the people

Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…

9 minutes ago

By 2035 Morocco aims to produce 40% of needed military equipment domestically and commits $400 million for the defense industry

Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…

9 minutes ago

Shehaj rushes to hospital and denounces pressure from Police Station No. 1 on the 23-year-old who recounted the violence

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…

10 minutes ago

2027 draft budget reaches 10 billion euros, Koçiu: We aim for a European Albania with more security for families

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…

10 minutes ago

Hajrulla Çeku consults with Gjilan students on Education Strategy 2035+

Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…

10 minutes ago