Categories: maqedoni

Petrovska i përgjigjet Misajlovskit: Koha e Gruevskit ka mbaruar, sindikatat nuk mund të heshten më

Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, ka drejtuar kritika të forta ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit Vllado Misajlovski, duke i fajësuar se nuk i kanë mbajtur zotimet ndaj të punësuarve dhe se për dy vjet nuk kanë zhvilluar negociata për një marrëveshje të re kolektive.

Të lidhura

None found

Sipas saj, Qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme për të hyrë në bisedime për një kontratë të re kolektive, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Kishit dy vjet për të negociuar ose rinegociuar marrëveshjen kolektive. Nëse do të dëshironit vërtet një marrëveshje më të mirë, ajo do të ishte nënshkruar menjëherë pasi të kishte skaduar ajo e mëparshmja”, deklaroi deputetja e LSDM-së.

Petrovska theksoi gjithashtu se ministri më herët kishte hedhur akuza të pabaza ndaj sindikatave dhe ishte përpjekur t’i zvogëlonte veprimet e tyre.

“Ai mendoi se duke formuar një sindikatë, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij të parë, do t’i kundërsulmonte sindikatat. Kjo mund të kishte funksionuar kur ai ishte pjesë e ekipit të Nikolla Gruevskit, por sot është viti 2026 dhe të drejtat e punëtorëve dhe sindikatave janë në një nivel shumë më të lartë”, tha Petrovska.

Ajo shtoi se ribalancimi i propozuar i buxhetit dëshmon se Ministria nuk ka paraparë mjete të mjaftueshme as për përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja kolektive ekzistuese./Telegrafi/

të fundit

Chief prosecutor calls for review of Arlinda Zekaj’s cases, Police Inspectorate included in verification

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për trajtimin e rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj. Ai ka autorizuar…

23 seconds ago

Parliament to convene in extraordinary session today after killing in Vitomirica, Peja

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra…

47 seconds ago

Majlinda Bregu apologizes for the political legacy: We taught young people that violence can be a solution

Përmes një postimi në “Facebook”, pas protestës së dhunshme në Tiranë, Majlinda Bregu, ka shprehur keqardhjen e saj për pasojat…

2 minutes ago

Vučić’s defeat, a warning bell for Tirana’s tightrope walker / Former Socialist deputy minister: He may control the political circus, but he cannot order the…

nga Irena Beqiraj  FUNDI I VUÇIÇIT, KAMBANA E PUSHTETIT QË BIE NË KURTHIN E VET! Është e vërtetë se liderët…

2 minutes ago

Kushtetuesja e Speciales rrëzon pjesërisht ankesat e Pjetër Shalës, nuk gjen shkelje të të drejtave

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…

11 minutes ago

Abdixhiku përshëndet suksesin e shqiptarëve të Luginës: Dy mandate të fituara, i treti ende në garë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…

11 minutes ago