Categories: maqedoni

Filipçe paralajmëron debat në LSDM për përfshirjen e Petrovska në platformën e re politike

Pjesëmarrja e deputetes së LSDM-së dhe ish-ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në aktivitetin “Biseda për të ardhmen”, ku më 1 korrik u prezantua një “platformë e re demokratike” me synim rritjen e nivelit të debatit shoqëror në vend, do të shqyrtohet javën e ardhshme nga organet dhe forumet e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Të lidhura

None found

Këtë njoftim e dha sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

I pyetur drejtpërdrejt për këtë çështje, Filipçe u shpreh se përgjigjja e tij është po aq e drejtpërdrejtë: “Në lidhje me pyetjen konkrete, do të përgjigjem konkretisht – organet e partisë do të debatojnë për këtë gjatë javës së ardhshme”.

Gjatë muajve të fundit, Petrovska ka dalë publikisht me vlerësime kritike për situatën brenda partisë, duke thënë: “Nëse nuk ndryshojmë, do të zhdukemi.”

Më herët, në përgjigje të interesimit të gazetarëve, kreu i LSDM-së tha se kjo platformë është një tjetër projekt politik i Hristijan Mickoskit, të cilin LSDM-ja e cilëson si “ZNAM 2.0”, dhe që sipas tij ka vetëm një qëllim: të thellojë përçarjen në opozitë dhe të dobësojë LSDM-në.

“Unë nuk do t’i komentoj projektet e Hristijan Mickoskit. Më vjen keq që një pjesë e shokëve hoqën dorë nga partia dhe ideologjia e tyre. Kjo është parë edhe më parë. I tillë ishte projekti ZNAM, i cili tashmë po dështon gradualisht. Organizatori është i njëjtë dhe financuesi është i njëjtë”, deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se mbetet i gatshëm për çdo debat dhe diskutim, por theksoi se ato duhet të zhvillohen brenda strukturave partiake.

të fundit

Elisa Spiropali: Zhvillimet në Serbi krijojnë një mundësi të re për Ballkanin, popujt mund të rrëzojnë pushtetet që duken të përjetshme

Pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve triumfoi përballë Alexandar Vuçiç, ka reaguar Elisa Spiropali. Deputetja socialiste deklaroi se…

10 minutes ago

Përzgjedhja e javës së 8-të në Superiore: lojtarët më të spikatur dhe trajneri i javës

Formacioni i javës, Abissnet Superiore“Abissnet Superiore” mbylli javën e 8-të me ndeshjen e së dielës, ku Dinamo mposhti Egnatian 2-1…

11 minutes ago

Porsche riorienton biznesin: synon më pak prodhim dhe fitime më të larta

Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…

17 minutes ago

Lassa sjell modelet e reja të gomave dimërore për sezonin 2026–2027

Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…

17 minutes ago

VIDEO/ Taulant Balla i ashpër ndaj protestuesve: Nuk janë qytetarë normalë, por huliganë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit u tregua i…

19 minutes ago

Nagavci kërkon nga PDK-ja të sqarojë ndryshimet e propozuara për Ligjin për Specialen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me…

20 minutes ago