Categories: maqedoni

Pesë të arrestuar për raste të dhunës në familje në mbarë vendin brenda 24 orëve

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar pesë persona, të dyshuar për dhunë në familje. Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të vendit.

Nga MPB njoftojnë se më 24.06.2026, në orën 08:20 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë e arrestuan P.P. (48) nga Strumica, pas një kallëzimi të mëhershëm nga ish-partnerja e tij 43-vjeçare. Ajo ka deklaruar se më 23.06.2026, rreth orës 23:00, në oborrin e shtëpisë së saj familjare, pas një përleshjeje të shkurtër, ai e kishte sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit, për një kohë më të gjatë ai e kishte keqtrajtuar psikologjikisht dhe fizikisht, si edhe e kishte kërcënuar.

Të lidhura

None found

Më 23.06.2026, në orën 16:30, efektivë policorë nga njësia policore në fshatin Zajas, në rajonin e Kërçovës, e privuan nga liria F.R. (45), pasi ishte raportuar se në shtëpinë familjare kishte sulmuar motrën e tij me një send druri.

Në Veles, më 24.06.2026 në orën 03:40, policia nga SPB Veles arrestoi K.Sh. (18), pasi sipas denoncimit ai e mbante në shtëpinë e tij partneren 18-vjeçare nga një fshat i rajonit të Vinicës, e kërcënonte dhe nuk e lejonte të largohej. Për këtë rast janë informuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles.

Po ashtu, më 23.06.2026 në orën 18:30, në rrugën “108” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e ndaluan P.A. (36), pas denoncimit të babait të tij 60-vjeçar. Sipas deklarimit, në oborrin e shtëpisë familjare ai ishte sjellë në mënyrë agresive, kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake dhe kishte kërcënuar atë dhe bashkëshorten e tij.

Në një tjetër rast, më 23.06.2026 në orën 19:40, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e arrestuan M.S. (19), pasi ishte raportuar se gjatë periudhës së kaluar, në disa raste, kishte ndjekur, shqetësuar dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij 18-vjeçare. Siç bëjnë të ditur nga MPB, ai është shoqëruar në stacion policor.

Në përfundim, nga MPB theksojnë se po merren masa për ndriçimin e plotë të rasteve dhe se, pas dokumentimit të tyre, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

të fundit

GJKKO postpones ruling on a part of the “Veliaj” case, seeks more time to review objections

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe të pandehurit e tjerë në…

33 seconds ago

Turkey’s high court closes the door on presidential race as Erdogan rival’s diploma is annulled

Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i burgosur i Stambollit dhe një prej rivalëve kryesorë politikë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka…

50 seconds ago

Tragic: Well-known TV presenter dies in accident (NAME + PHOTO)

Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…

1 minute ago

Four suspects in Arlinda Zekaj’s murder remanded in custody for one month

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…

1 minute ago

Rrustemi discusses community rights in Kosovo with the Hungarian ambassador

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…

2 minutes ago

Klimovski on the “Lottery” case: There is no court ruling suspending the contract or seizing the VLT equipment

SH.A. “Lotaria Shtetërore” nuk ka organizuar lojëra VLT që nga viti 2013, sepse e gjithë e drejta, sipas vlerësimeve të…

2 minutes ago