Categories: maqedoni

Votimi për Ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat shtyhet në RMV

Seanca e sotme e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk e zhvilloi votimin për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pasi kjo çështje u shty për një moment tjetër. Vendimi nxiti reagime nga opozita shqiptare, e cila drejtoi kritika ndaj shumicës parlamentare.

Të lidhura

None found

Nënkryetarja e Kuvendit nga ZNAM, Vesna Bendevska, theksoi se pika nuk është larguar nga rendi i ditës. Sipas saj, shtyrja është bërë duke u mbështetur në nenin 170 të Rregullores së re të Kuvendit.

“Pika 8 nuk është mënjanuar nga rendi i ditës, ekziston, vetëm se në përputhje me nenin 170, i cili i jep të drejtë kryetarit ta ricaktojë ditën e votimit pas përfundimit të diskutimit. Është pjesë e rregullores së re që për herë të parë u përdor në këtë Kuvend dhe do të punojmë sipas kësaj rregulloreje”, tha Bendevska.

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, e kritikoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për faktin se nuk ishte i pranishëm në seancë.

“Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ju vetë e keni propozuar, vetë e keni sjellë në Kuvend dhe tash nuk keni fuqi as ta kaloni. T’ju ndihmojmë ne të dalim prej salle dhe vazhdoni këtu, por a e dini ku është problemi? Është te legjitimiteti që neve na e kanë dhënë me votë”, tha Ajdari.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, akuzoi pushtetin se synon ta kalojë këtë ligj pa transparencë.

“Këto vonesa bëhen për të përdorur ndonjë formë shantazhi ndaj deputetëve, joshje ndaj deputetëve apo çka? Apo na ndjekin ku jemi e ku s’jemi me kamerat e ‘Safe City’ në mënyrë që pastaj ta kontrabandoni një ligj që është shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët”, deklaroi Sela.

të fundit

“Ti fitove zemrën time”/ Ish-banorja e BBVA i bën dedikimin romantik Erling Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës (FOTO)

Erling Haaland vijon të jetë një nga futbollistët më të komentuar edhe pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi…

12 minutes ago

AMP arreston dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, u filmuan duke marrë ryshfet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, të dyshuar për…

15 minutes ago

“Pse nuk po martoheni më?”/ Françeska Murati hap debatin për martesat dhe rënien e lindjeve (FOTO)

Françeska Murati ka ndezur një diskutim në rrjetet sociale pasi ngriti një pyetje që lidhet me një fenomen gjithnjë e…

16 minutes ago

Antero Lopes caktohet drejtues i ri i EULEX-it nga BE-ja

Këshilli Evropian emëroi portugezin Antero Lopes shef të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX. Ai…

19 minutes ago

Juela Nikolli publikon foton me nënën dhe i bën dedikimin më të ëmbël në ditëlindjen e saj të 63-të

Nëna e këngëtares Juela Nikolli ka festuar ditëlindjen dhe kjo e fundit nuk ka nguruar që t’i bëjë një urim…

19 minutes ago

Gjyqësori në veri, në pritje të rikthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Në Qendrën për Energji Qytetare (CEC) në Mitrovicën e Veriut u mbajt të enjten konferenca "Gjyqësori në veri të Kosovës:…

19 minutes ago