Categories: maqedoni

Përleshje e dhunshme në Çair, arrestohen një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar

Një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar nga Shkupi janë ndaluar nga policia pas një konflikti fizik në Çair, ku tre persona u plagosën me thikë.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja është regjistruar më 31 gusht, rreth orës 22:00, në territorin e Çairit.

Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, më 01.09.2026, ka privuar nga liria B.I. (19) dhe të miturin 13-vjeçar, të dy banues në Shkup. Ndalimi është kryer pas raportimit për përleshjen e ndodhur më 31.08.2026, rreth orës 22:00, në territorin e Çairit.

Nga të dhënat e policisë, konflikti është zhvilluar mes dy personave në njërën anë dhe I.Z. (19), 13-vjeçarit të ndaluar dhe një 16-vjeçari, të gjithë nga Shkupi, në anën tjetër.

Gjatë përleshjes, 13-vjeçari dyshohet se ka përdorur thikë dhe ka shkaktuar plagë shpuese te tre personat e palës tjetër.

I.Z. dhe 13-vjeçari kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 16-vjeçari është dëmtuar trupërisht.

Pas ngjarjes, policia ka kryer këqyrjen e vendit, ndërsa për nevojat e procedurës së mëtejshme janë marrë tri thika, një shkop gome dhe sende të tjera.

MPB ka bërë të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup do të dorëzohet kallëzim penal.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Bekim Sejdiu, the Candidate Seeking to Unblock the Kurti-Abdixhiku Agreement on Kosovo’s Presidency

Pas javësh negociatash dhe një periudhe të gjatë të ngërçit institucional, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur…

10 seconds ago

Association of Municipalities stages protest outside Government building

Asociacioni i Komunave të Kosovës po proteston sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave…

37 seconds ago

Tahiri calls for the constitution of the Assembly: The LDK-LVV agreement on the posts has already been reached

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së. “Ata kanë…

1 minute ago

Hoxhaj: Kosovo has not experienced a more difficult situation since 1999

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur të martën në sallën plenare të Kuvendit, për të…

2 minutes ago

Mickoski: Police High School to open classes in Albanian, but interest remains low

Kryeministri Hristijan Mickoski siguroi që në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe…

3 minutes ago

Gëzim Ostreni: Ali Ahmeti accepted that the Constitution should not define Albanian, but link it to the 20 percent threshold

Ish gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni në emisionin “Rishtazi” që emetohet në gazetën Koha, ka rikthyer në vëmendjen në një…

3 minutes ago