Shenjat e bardha të vendkalimeve për këmbësorë që mezi dallohen në rrugët e Maqedonisë së Veriut nuk janë një dukuri e rastësishme. Sipas një analize të tenderëve të realizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ), kjo lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si komunat organizojnë prokurimet për shënimin e tyre.
None found
Sipas gjetjeve të analizës, pjesa më e madhe e komunave gjatë tre viteve të fundit nuk kanë realizuar fare prokurime për sinjalistikën horizontale rrugore. Edhe në rastet kur ka pasur procedura të tilla, shpesh mungojnë kriteret e qarta për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e bojës që përdoret për shënimin e vendkalimeve për këmbësorë.
Në analizën e Qendrës për Komunikime Qytetare thuhet: “Hulumtimi zbulon se për më shumë se gjysmën e njësive të qeverisjes vendore, konkretisht për 46 nga 81, nuk ka asnjë tender të vetëm për sinjalistikë horizontale në sistemin elektronik në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2025. Kjo do të thotë se, sipas sistemit, nuk ka pasur asnjë tender për shënimin e kalimeve për këmbësorë, shtigjeve për biçikleta dhe shënimeve të tjera rrugore për tre vjet rresht. 560 mijë banorë jetojnë në këto komuna pa asnjë tender të vetëm për shënimin e rrugëve. Kjo praktikë nuk kufizohet vetëm në komunat e vogla rurale, ndër to janë komunat e Shkupit me popullsi të dendur Aerodrom, Çair, Butel dhe Saraj, ku trafiku intensiv e bën sinjalistikën horizontale të lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e këmbësorëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës”.
Megjithatë, vetë fakti që një tender ekziston nuk do të thotë domosdoshmërisht se në terren ka sinjalistikë cilësore. Në një numër komunash që furnizohen rregullisht me bojë ose që kanë angazhuar kompani për shënjimin, në rrugë shihen sërish vija të zbehura ose gati të padukshme. Shqyrtimi i dokumentacionit të tenderëve tregon se vetëm disa komuna përcaktojnë standarde konkrete dhe veçori të sakta për bojën, ndërsa në shumë raste specifikimi teknik kufizohet vetëm te përshkrimi “ngjyrë për rrugë”, pa asnjë tregues të matshëm për cilësinë.
Analiza thekson gjithashtu: “Komunat më të vogla, si Berova, Resnja dhe Kriva Palanka, kishin tender çdo vit në periudhën e analizuar, në krahasim me komunat me popullsi dhe trafik dukshëm më të madh, të cilat regjistruan vetëm një ose dy herë në të njëjtat tre vite. Analiza e çmimeve për njësi zbulon ndryshime çmimesh deri në 4 herë. Ngjyra është blerë nga 132 deri në 296 denarë për 1 kilogram, ndërsa çmimet për shërbimet e shënimit me ngjyrë të bardhë dhe perlit qelqi variojnë nga 281 deri në 802 denarë për metër katror”.
Përveç ritmit të shënjimit, komunat ndjekin edhe mënyra të ndryshme në prokurimin publik për sinjalistikën horizontale. Diku angazhohet ndërmarrja publike lokale me pajisjet e veta dhe sigurohen vetëm boja dhe materialet harxhuese. Në komuna të tjera, përmes një tenderi të vetëm kërkohet shërbim i plotë nga kompani private, që përfshin si bojën ashtu edhe shënjimin. Ndërsa në raste të tjera, blerja e bojës dhe shërbimi i shënjimit zhvillohen si procedura të ndara. Kjo mungesë standardizimi e vështirëson mbikëqyrjen dhe pamundëson krahasimin e qartë mes të gjitha komunave.
Sipas analizës, dallimet e mëdha të çmimeve, të cilat nuk mund të arsyetohen me karakteristikat teknike dhe standardet e kërkuara për bojën, mund të lidhen pjesërisht me sasitë e prokuruara.
Nga 18 Komuna dhe ndërmarrje publike që zhvilluan tender për prokurimin e shërbimit për shënimin e vendkalimeve për këmbësorë dhe shënime të tjera rrugore, në madje 11 komuna (Berovë, Kriva Palankë, Delçevë, Gazi Babë, Kisella Vodë, Prilep, Sopishtë, Tetovë, Dibër, Resnjë dhe Gjorçe Petrov) nuk është dhënë përshkrim i ngjyrës që do të përdoret, gjegjësisht më shpesh përdoret termi “ngjyrë për rrugë”. Kjo nënkupton se kontraktori mund të përdorë çfarëdo lloji boje dhe formalisht të konsiderohet se e ka përmbushur kontratën, pa mbajtur përgjegjësi për jetëgjatësinë e vijave në rrugë.
Kriza e temperaturave të larta ka hyrë edhe në arenën politike franceze. Deputetët e Partisë së Gjelbër kanë depozituar një…
Gjermania ka hyrë në gjendje gatishmërie në prag të kongresit federal të Alternativës për Gjermaninë, partisë së djathtë që do…
Qendra për Menaxhim me Kriza(QMK) ka nisur një projekt pilot për instalimin e kamerave të mençura për zbulimin e hershëm…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se synojnë një model të zhvillimit ekonomik që krijon siguri dhe mban të…
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se vendi po bashkëpunon me gjigantë të teknologjisë për të integruar inteligjencën artificiale në prokurimet…
Dëshmitarët e masakrës së Saradanit nga komuna e Istogut janë shprehur të pakënaqur lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të…