Dokumenti i udhëtimit i Maqedonisë së Veriut është pozicionuar në vendin e 38-të në klasifikimin global “Henley Passport Index”. Sipas këtij vlerësimi, shtetasit e RMV-së mund të udhëtojnë pa vizë ose të pajisen me vizë pas mbërritjes në rreth 130 vende të botës.
None found
Avantazhin më të madh në lëvizje e kanë në Evropë, ku përfshihen edhe të gjitha shtetet pjesë e zonës Shengen. Megjithatë, për të hyrë në SHBA, Kanada, Australi dhe në disa shtete të Azisë, qytetarët duhet të sigurojnë paraprakisht vizën përkatëse.
Në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia ka një pozicion më të favorshëm, pasi renditet e 34-ta dhe ofron qasje në 136 destinacione.
Maqedonia e Veriut ndan vendin e 38-të me Malin e Zi, pasaporta e të cilit mundëson hyrjen në 128 deri në 130 vende. Më poshtë renditen Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria, të cilat ndodhen rreth vendit të 43-të, ndërsa Kosova është në vendin e 61-të.
Lëvizshmëri shumë më të gjerë kanë qytetarët e vendeve fqinje që janë anëtare të Bashkimit Evropian. Pasaporta e Bullgarisë mundëson udhëtimin pa pengesa në mbi 175 shtete dhe renditet ndër 15 dokumentet më të fuqishme në botë. Ndërkohë, pasaporta greke pozicionohet në krye, mes pesë pasaportave më të forta globale për udhëtime./Telegrafi/
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…