LSDM i bën thirrje Kuvendit të miratojë propozimin për rritjen e pagës minimale në 600 euro, duke argumentuar se shporta minimale sindikale e shtatorit është afruar në 90,000 denarë për familjet që paguajnë qira.
None found
Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave, të cituara nga kjo parti, vlera e shportës minimale është rritur me rreth 800 denarë brenda një muaji, ndërsa shpenzimet vetëm për ushqime dhe pije arrijnë afërsisht 25,000 denarë.
LSDM vlerëson se të ardhurat e qytetarëve nuk po ecin në të njëjtin ritëm me rritjen e kostos së jetesës. Partia thekson se paga mesatare nuk mjafton për të përballuar të gjithë shportën, ndërsa paga minimale mbetet dukshëm më e ulët se shuma e nevojshme për shpenzimet bazë mujore.
Në reagimin e saj, LSDM ndalet edhe te gjendja e pensionistëve, studentëve dhe fermerëve. Për pensionistët, partia konsideron se rritja lineare prej 1,000 denarësh nuk përbën një zgjidhje të mjaftueshme.
Studentët, sipas LSDM-së, përballen me ngarkesa shtesë financiare në qytetet më të mëdha, ku qiraja, faturat dhe transporti rëndojnë buxhetin mujor.
Ndërkohë, fermerët po përballen me shtrenjtimin e karburantit, makinerive dhe plehrave, ndërsa produktet e tyre vijojnë të blihen me çmime të ulëta, pohon partia.
LSDM-ja rikthen në vëmendje edhe masat e propozuara më herët: heqjen e akcizës për karburantet, uljen e TVSH-së për produktet energjetike në 5 përqind dhe rritjen e pagës minimale në 600 euro.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit…
Koalicioni VLEN vazhdon diskutimet intensive me partnerët e koalicionit qeveritar për harmonizimin e pozicioneve në eshallonin e dytë të pushtetit…
Duke filluar nga nesër, përdoruesit do të kenë ngrohje qendrore të lidhur me sistemet e ngrohjes të menaxhuara nga SHA…
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Beqir Devollit, i njohur si Çilo Hundërri, i cili humbi jetën dy ditë…
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kritikave të…
Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është futbollisti më i mirë në histori, duke theksuar se golat dhe statistikat janë dëshmia…