Qeveria miratoi në mbledhjen e rregullt të sotme vendimin që i hap rrugë vijimit dhe përmbylljes së punimeve për pishinën e mbyllur në Ohër. Projekti kapital sportiv nisi të realizohej në vitin 2015, por për afro 11 vjet mbeti i papërfunduar.
None found
Pas marrjes së përgjegjësive, Ministria e Sportit kreu një vlerësim të gjithanshëm të situatës, duke shqyrtuar pengesat teknike, financiare dhe administrative që kishin bllokuar punimet. Në bazë të kësaj analize, ministria ndërhyri për zgjidhjen e problemeve të evidentuara, përfshirë edhe ndryshimet e domosdoshme në projektin fillestar, duke mundësuar rifillimin e ndërtimit.
Për përfundimin e pishinës së mbyllur në Ohër janë vënë në dispozicion 470 milionë denarë.
Pas më shumë se një dekade vonesash dhe pasigurie, ky projekt i rëndësishëm sportiv dhe infrastrukturor ka tashmë një rrugë të përcaktuar drejt përfundimit.
Objekti pritet të ketë rëndësi të veçantë për Ohrin dhe për zhvillimin e notit në të gjithë vendin. Pishina do të krijojë kushte moderne për stërvitjen e sportistëve, formimin e kategorive të reja, zhvillimin e garave dhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në qytet.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…