Prej të hënës, më 12 tetor, kamerat e sistemit të mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të aktivizohen në rajonin që mbulon SPB-ja e Ohrit, duke përfshirë qytetet Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër.
None found
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se vendosja në funksion e sistemit vjen pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve të fundit në rrugët e këtij rajoni.
Aktivizimi i “Qytetit të Sigurt” në territorin e SPB-së Ohër ishte bërë i ditur javën e kaluar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës së tij në SPB-në Ohër dhe në Qendrën Rajonale Perëndim.
Sipas MPB-së, sistemi do të sigurojë monitorim më të madh dhe të pandërprerë të trafikut, evidentim më të shpejtë të shkeljeve, forcim të disiplinës në komunikacion dhe rritje të sigurisë në rrugë.
Ministria u kërkon drejtuesve të automjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat dhe dispozitat e trafikut, si dhe të tregojnë përgjegjshmëri për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në komunikacion.
Gjatë qëndrimit në Ohër, ministri Toshkovski deklaroi se këtë vit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i personave të lënduar në aksidente trafiku ka rënë me 20 për qind, ndërsa janë shënuar 34 viktima më pak.
"Sistemi "Safe City" duhet të fillojë të zbatohet në zonën e Stacionit Policor të Strumicës në javën e parë të…
Qeveria, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Qendrës së Ekselencës…
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kërkuar fonde për ndërtimin e godinave të reja të gjykatave, ndërsa mungesa e trojeve vijon…
Ditën e sotme, Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ishte në Elbasan, ku takoi nga afër familjet e prekura…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do…