Një shtetas i Kosovës, R.E. (24), u arrestua të martën në mbrëmje pasi ishte larguar me automjetin e tij BMW me targa të Kosovës nga kontrolli doganor në pikën kufitare të Bllacës.
None found
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, teksa po kryhej kontrolli doganor i veturës, R.E. e kishte ndezur automjetin dhe kishte shtyrë e tërhequr për disa metra një zyrtar doganor. Më pas ai ishte larguar në drejtim të Shkupit.
Pas ndërhyrjes së Njësisë së Policisë Intervenuese, BMW-ja u ndalua në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ku edhe u arrestua i dyshuari.
“Gjatë kontrollit në terren është gjetur një qese me marihuanë, ndërsa në automjet është gjetur një thikë xhepi. R.E. ka deklaruar gjithashtu se gjatë arratisjes kishte hedhur një qese në të cilën ndodheshin dy pistoleta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
24-vjeçari është dërguar në stacion policor, ndërsa pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…