maqedoni

Osmani: Zgjerimi i BE-së të përshpejtohet në emër të sigurisë

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani, i cili sot merr pjesë në takimin e jashtëzakonshëm ministror të NATO-s, para fillimit të takimit e shprehi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Porosia e dytë kryesore e shefit të diplomacisë së vendit tonë sot në mëngjes nga NATO-ja ishte se zgjerimi i BE-së tani bëhet çështje jetësore nga pikëpamja e  sigurisë duke i marrë parasysh sulmet ruse në lindje.

Të lidhura

None found

“BE-ja duhet ta përshpejtojë zgjerimin ndaj Lindjes”, tha Bujar Osmani, duke aluduar në bllokadën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në kontekst edhe të kërkesës për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Kjo krizë, tha ai, tregoi se politika e zgjerimit është çështje e sigurisë.

I pyetur për aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, thelbi i konfliktit me Rusinë, ministri i Jashtëm theksoi se mu politika e Aleancës e dyerve të hapura do të thotë stabilizim.

“Në Ballkanin Perëndimor anëtarësimi në NATO ishte vendimi më i rëndësishëm i cili e stabilizoi, ai është faktori më i    rëndësishëm në stabilizimin e rajonit”, u përgjigj Osmani.

Maqedonia e Veriut, përmes shefit të diplomacisë sot në mëngjes shprehi admirim dhe mbështetje për trimërinë dhe vendosmërinë e Ukrainës për të arritur zgjidhje dhe Maqedonia e Veriut është e gatshme ta japë mbështetjen e vet   për refugjatët nga kjo vatër e luftës.

“Ukraina nuk është vetëm”, i porositi Osmani ukrainasit.

të fundit

Prattipati and KFOR commander discuss security for communities in Kosovo

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…

3 minutes ago

Killing of Urim Fiku in Bulqizë: Shell casings found 500–600 metres from his home cast doubt on family members’ accounts

Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…

3 minutes ago

Kukës blanketed by dense fog, making driving difficult

Mjegulla e dendur ka karakterizuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit, duke mbuluar pothuajse të…

3 minutes ago

They trafficked 61 tons of cocaine, SPAK sends criminal group of Franc Çopja and Ervis Çela for trial! €9 million in seized assets

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e…

4 minutes ago

Sllaveski: ALTA Banka raises weekly limit to 15,000 denars, customers’ funds are safe

Duke filluar nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjet e parave të gatshme dhe pagesat me karta në ALTA…

7 minutes ago

Ekzekutimi i Urim Fikut në Bulqizë/ Gëzhojat 500-600 metra nga shtëpia vënë në dyshim versionet e familjarëve

Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…

15 minutes ago