Categories: maqedoni

Orhan Murtezani nis mandatin si Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në NATO

Orhan Murtezani ka filluar sot detyrën e Ambasadorit dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi publik, ai e cilësoi këtë detyrë si një etapë të re në karrierën e tij, por edhe si vijim të angazhimit për forcimin e rolit të vendit në kuadër të familjes euroatlantike.

“Detyrë e re, përgjegjësi e njëjtë”, shkroi Murtezani, duke nënvizuar se objektivi i tij është që Maqedonia e Veriut të mbetet një shtet i sigurt, aleat i besueshëm dhe vend me zë e kontribut të veçantë në NATO.

Ai vuri në dukje se, në një periudhë kur siguria nuk mund të konsiderohet e garantuar, anëtarësimi në NATO nënkupton jo vetëm privilegje, por edhe përgjegjësi.

Murtezani theksoi se kjo përbën për të një kapitull të ri profesional, ndërsa përkushtimi mbetet i njëjtë: Maqedonia e Veriut të jetë e sigurt, partnere e besueshme dhe një shtet aktiv në familjen euroatlantike.

të fundit

Valverde lë pas Di Marian, Higuainin dhe Modricin në statistikat e Ligës së Kampionëve

Federico Valverde ka kaluar emra të mëdhenj si Angel Di Maria, Gonzalo Higuain dhe Luka Modric në renditjen e golashënuesve…

59 seconds ago

Mbappe kalon Ronaldo Nazario në renditjen e golashënuesve të Real Madridit

Kylian Mbappe arriti kuotën e 105 golave për Real Madridin me dy gola kundër PSV Eindhoven dhe tejkaloi legjendarin Ronaldo…

7 minutes ago

Katër të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt dërgohen në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…

18 minutes ago

Rrustemi diskuton me ambasadorin hungarez për të drejtat e komuniteteve në Kosovë

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…

19 minutes ago

Juventus dhe Milani synojnë Bruno Fernandesin, e ardhmja e tij te Manchester United mbetet e paqartë

Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e Bruno Fernandesit nga Manchester United, ndërsa e ardhmja e mesfushorit portugez në Old…

19 minutes ago

E rëndë/ Humb jetën në aksident prezantuesja e njohur televizive (EMRI+FOTO)

Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…

19 minutes ago