Categories: maqedoni

Opozita në Tetovë kërkon mbledhje urgjente për emërtimet e rrugëve, Qamili akuzon BDI-në dhe Gjykatën Kushtetuese për skenar të koordinuar

Shfuqizimi nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut i vendimit të vitit 2007, përmes të cilit sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit u pajisën me emra në gjuhën shqipe dhe me emra figurash historike shqiptare, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Në këtë situatë, këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe të Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selë kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme. Ata vlerësojnë njëzëri se Tetova nuk duhet të rikthehet dy dekada prapa dhe se emrat e rrugëve mishërojnë identitetin, historinë dhe dinjitetin e qytetit.

“Ky nuk është vendim juridik, por një goditje e rëndë dhe e qëllimshme ndaj identitetit historikë, realitetit shoqëror dhe dinjitetit qytetar të Tetovës. Në vitin 2006 BDI, e meratoi këtë vendim me votim të të gjithë këshilltarëve, të të gjithë etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe me votim sipas parimit të badenterit. Sot kërkojmë që ky vendim të ri-miratohet mënjeher, duke pasur parasysh se, sipas regjistrimit të fundit për këtë çështje nuk kërkohet votim I dyfishtë me bandenter në këshillin e komunës së Tetovës”, KËSHILLTARËT E AKI-SË.

Të lidhura

None found

Për këtë kërkesë ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili deklaroi se prapa këtyre veprimeve qëndrojnë BDI dhe Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në gjuhën shqipe ka qenë një vendim gjysmak i BDI-së, ndërsa tani, tha ai, emërtimet do të regjistrohen në përputhje me ligjin.

“Është një orkestrim dhe një skenarë I qartë I dyshës BDI-Gjykata Kushtetuese, të cilët po mundohen të fokusojnë opinionin, pikërishtë në momentin kur ne po e finalizojmë procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë. Ata po shfyqizojnë një vendim që kurrë nuk është implementuar, opinioni e dinë mirë se vendimi i Këshillit komunal I vitit 2007, që kanë bërë ri-emërtimin e 11 rrugëve, gjegjësishtë edhe të sheshit të Iliria, nuk ka hyrë në fuqi, shkaku se nuk ka pasur në atë kohë pëlqim nga qeveria”, ALBI QAMILI, NËNKRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS.

të fundit

Në COP31, Pacolli i paraqet përfaqësuesit të UNEP FI Portofolin e Investimeve të Gjelbra të Kosovës

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare…

27 seconds ago

Kosova synon të ndërtojë pesë diga strategjike, Pacolli bisedon me Turqinë për bashkëpunim

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…

12 minutes ago

Dhunimi i 64-vjeçarit pas debatit për parkimin në Shkodër, Apeli vendos për tre të pandehurit

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…

15 minutes ago

Abuzoi me Natasha Farah dhe sulmoi motrën e saj, “Mr Big” dënohet me 4 vite e 11 muaj burg

Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…

17 minutes ago

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

21 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

22 minutes ago