Iniciativa “Më mirë për Tetovën” vlerëson se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua vendimi i Këshillit të Komunës së Tetovës i vitit 2007 për emërtimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, nuk mund të trajtohet thjesht si një çështje juridike apo administrative.
Sipas MMPT-së, ky hap cenon drejtpërdrejt dinjitetin e shqiptarëve dhe, njëkohësisht, përbën sulm ndaj realitetit demografik, historik dhe shoqëror të Tetovës.
None found
“Emrat që po tentohet të rikthehen nuk mishërojnë ndonjë vlerë për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Tetovës. Ata lidhen me një sistem antivlerash, prej të cilit Maqedonia e Veriut është larguar prej kohësh dhe që bie në kundërshtim me orientimin evropian që synon vendi. Për shqiptarët, këta emra janë të lidhur me një regjim represiv dhe me një periudhë të errët, gjatë së cilës ata përndiqeshin në mënyrë sistematike, dëboheshin nga shtëpitë e tyre, pengoheshin të përdornin emra shqip për fëmijët dhe identiteti shqiptar përdorej si bazë për diskriminim”.
“Vendosja me imponim e emrave që nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit, përveçse është antidemokratike, përfaqëson edhe një formë dhune psikologjike, që ua rikthen shqiptarëve kujtimin e një kohe të lidhur me nënshtrim, përndjekje dhe poshtërim. Kjo nismë, sipas tyre, po mbështetet nga aparati shtetëror, njësoj siç ndodhte dikur me aparatin shtetëror që diskriminonte shqiptarët gjatë komunizmit”.
“Shqiptarët nuk kanë marrë kurrë dëmshpërblim për përsekutimin sistematik të ushtruar ndaj tyre. As në plan moral, as politik dhe as historik. Ndërkohë, mbetjet shoviniste të atij sistemi po përpiqen sërish të ushtrojnë dhunë simbolike mbi qytetin, të mbuluara me petkun e luftës antifashiste, ndërsa në thelb shfaqin prirje të vjetra antishqiptare, të fshehura pas nostalgjisë komuniste-titiste”.
Nga MMPT theksojnë se çështja nuk kufizohet vetëm te rrugët dhe sheshet, por shtrihet edhe te përdorimi i gjuhës shqipe, emërtimet e shkollave fillore dhe të mesme, institucionet publike, hapësirat kulturore dhe mënyra se si paraqitet identiteti shqiptar.
“Rasti më skandaloz është institucioni shtetëror Muzeu i Tetovës, ku historia shqiptare e qytetit është lënë në harresë. Në vend që të paraqesë historinë e plotë të Tetovës, bashkë me kontributin dhe trashëgiminë shqiptare, ky institucion i ngjan më tepër një memoriali komunist, ku ofrohet një version ideologjik, i cunguar dhe i njëanshëm i historisë”.
“E gjithë kjo, sipas tyre, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e ‘shqiptarëve të mirë’, ashtu siç i quante sistemi në kohën e komunizmit: shqiptarë të dëgjueshëm, vasalë, bashkëpunëtorë të sistemit dhe kundër interesit të popullit të vet. Bëhet fjalë për shqiptarë që për dekada kanë shërbyer si dekor politik, duke u dhënë legjitimitet vendimeve që shpërfillin identitetin e tyre. Ishin po këta ‘shqiptarë të mirë’, politikanë servilë, të paaftë dhe pa guxim politik, që lejuan pazare me Monopolin e Tetovës. Në vend që Monopoli të ruhej si dëshmi e masakrës dhe terrorit të ushtruar mbi shqiptarët, partitë politike lejuan që ai të fshihej nga kujtesa kolektive”, thonë nga MMPT./Telegrafi/
Në lagjen Bukovski Livadi në Manastir po zhvillohen aktivitete për adaptimin e një objekti që deri në fund të vitit…
Rustem HoxhaRustem Hoxha e ka mbyllur me futbollin e luajtur [...]Read More...
Mohamed Ouahbi nuk ka ndjekur kurrë rrugën tipike që të çon drejt drejtimit të një kombëtareje në Kupën e Botës.…
Protestat masive që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama kanë marrë një…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, feston ditëlindjen e saj të 49-të, ndërsa një urim i veçantë ka ardhur nga…
Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e…