Këshilltarët komunalë të Tetovës nga Aleanca Kombetare për Integrim dhe Lidhja Shqiptare kërkuan sot thirrjen e një seance urgjente të këshillit, ku të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave në shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
Në një konferencë për media, këshilltari Berat Murati deklaroi se ky aktvendim përbën një goditje të qëllimshme ndaj identitetit shqiptar dhe dinjitetit të tetovarëve.
None found
“Kërkuam seancë urgjente në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, që nuk është vetëm vendim, por një goditje ndaj identitetit shqiptar dhe dinjitetit tonë. Në vitin 2006, BDI e miratoi këtë vendim me votat e të gjithë këshilltarëve nga të gjitha komunitetet dhe sipas parimit të Badinterit. Sot kërkojmë që ky vendim të rimiratohet sërish. Tetova nuk guxon të kthehet prapa, duhet të mbrohet historia jonë”, tha Murati.
Murati shtoi gjithashtu se, nëse BDI merr ndonjë vendim për protesta kundër Gjykatës Kushtetuese, të gjithë këshilltarët e koalicionit do ta mbështesin.
Falni! I bën mirë zemrës — Klan Kosova [...]Read More...
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e…
Këtë të mërkurë një dollar dollar amerikan, blihet me 80.3 lekë dhe shitet me 81.3 lekë. Euro, blihet me 90.3…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka sulmuar ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron, duke e akuzuar udhëheqjen e Francës se nuk ka…
Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për sigurinë, duke ashpërsuar masat ndaj personave që përfshihen në akte dhune…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me…