Categories: maqedoni

Operacion në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë: në hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Një operacion i ri i Departamentit për Krimin e Organizuar në Byronë e Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka nisur që në orët e mëngjesit, me kontrolle në dhjetëra lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Burimet e para jozyrtare bëjnë të ditur se në fokus të aksionit janë zyrtarë të një spitali privat dhe punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, mes tyre keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, punë të pakujdesshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.

Të lidhura

None found

Sipas të njëjtave informacione, dëmi ndaj buxhetit kapërcen 1.5 milionë euro, ndërsa përfitimi i dyshuar i paligjshëm i spitalit vlerësohet në rreth 4 milionë euro.

Dyshimet përfshijnë edhe dëmtimin e një numri të konsiderueshëm pacientësh të trajtuar në këtë spital.

Autoritetet ende nuk kanë publikuar të dhëna zyrtare për rastin, ndërsa informacione të reja priten gjatë ditës.

të fundit

Takimi i Prattipatit me komandantin suprem të NATO-s në Evropë vë në fokus rolin e KFOR-it në Kosovë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në ambasadë gjeneralin Alexus Grynkewich, komandant…

4 minutes ago

Egnatia ngjitet në krye pas fitores ndaj Teutës, Karapici pret lajme të mira për Sotën nga rezonanca

Artan KarapiciEgnatia ka marrë “frerët” e Superiores pasi mposhti 1-0 Teutën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 9-të, zhvilluar…

11 minutes ago

Apeli i Hagës vendos për kërkesën e ekipeve mbrojtëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e ekipeve të Mbrojtjes së…

15 minutes ago

Maqedonci zhvillon takim me kreun suprem të NATO-s në Evropë dhe gjeneralin amerikan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), njëherësh…

15 minutes ago

Fjoralba Ponari ironizon Ramën: Akuzat ndaj Ballukut shkojnë deri në 1 miliard euro, ndërsa propozohen taksa të reja

Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka ironizuar akuzat për abuzime me tenderat ndaj ish-zëvendëskryeministres…

17 minutes ago

Cristiano Ronaldo shënon tri herë në fitoren e Al Nassr ndaj Kholood

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër hap të madh drejt arritjes së objektivit, pra 1 mijë golave në karrierë.Ylli…

18 minutes ago