Categories: maqedoni

OBRM-PDUKM akuzon: Filipçe i heshtur për përgjegjësinë e Limanit në krizën e ujit të Gostivarit

Sipas OBRM-PDUKM-së, Lidhja Socialdemokrate ka demonstruar hipokrizi të plotë në rastin e Gostivarit, ku kryetari Venko Filipçe ruan heshtje, mbron të vetët dhe nuk kërkon llogari nga zyrtarët që ai i mbështeti fuqishëm gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.

Të lidhura

None found

Partia akuzon se Filipçe bëri thirrje hapur për t’i dhënë besim Valbon Limanit, edhe pse administrata lokale në Gostivar – ku bëjnë pjesë LSDM, BDI dhe Arben Taravari – nuk arriti ta menaxhonte situatën e ndotjes së ujit të pijshëm.

Realiteti është se autoritetet vendore nuk reaguan në kohë për të ruajtur shëndetin e banorëve, çka e detyroi Qeverinë dhe institucionet qendrore të ndërhyjnë në mënyrë urgjente. U shpërnda ujë i ambalazhuar, u vendos furnizim për nevoja teknike dhe po punohet me shpejtësi që gjendja të normalizohet dhe uji të bëhet sërish i sigurt për konsum.

OPRM-PDUKM-ja vlerëson se LSDM nuk ka të drejtë morale të flasë për përgjegjshmëri, për sa kohë që i justifikon njerëzit e saj dhe anashkalon gabimet e tyre. Nëse ata sinqerisht e mbështesin përgjegjësinë politike, le të fillojnë nga vetja. Sipas tyre, LSDM dhe Filipçe japin ligjërata mbi moralin, thërrasin për dorëheqje dhe paraqiten si luftëtarë për llogaridhënie, por kur preken zyrtarët e tyre, mbyllin gojën. Filipçe hesht dhe nuk kërkon përgjegjësi nga kandidati i tij, Valbon Limani, i cili drejton qytetin.

Tags: OBRM-PDUKM

të fundit

Jeton Sylaj kundërshton paraburgimin, Prokuroria evidenton gjashtë raste penale

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton…

6 minutes ago

Carrick dhe Fernandes takohen për të shuar tensionet në Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, dhe kapiteni Bruno Fernandes kanë zhvilluar një takim privat për të sqaruar mosmarrëveshjet e…

7 minutes ago

Erion Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit: Rrëmbim policor, nuk u njoha me aktin ligjor, nuk e kam dhënë pëlqimin dhe kundërshtova!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

13 minutes ago

Arteta jep alarmin para Liverpoolit: Rice, Calafiori dhe Madueke në dyshim

Arsenali është përballur me një lajm të keq para përballjes së rëndësishme me Liverpoolin në Ligën Premier, pasi trajneri Mikel…

19 minutes ago

Revolta studentore kundër qeverisë/ Rama: Do të rri në krye të detyrës deri në fund të kontratës që kam me qytetarët!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…

20 minutes ago

Kryeministri Rama: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn ligji në fuqi

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

27 minutes ago