Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, deklaroi sot në një konferencë shtypi se thirrja e kreut të LSDM-së, Venko Filipçe, për të mbështetur Valbon Limanin në zgjedhjet lokale në Gostivar, ekspozon edhe njëherë hipokrizinë e kësaj partie dhe aleatëve të saj. Filipçe u kishte bërë thirrje anëtarëve të mobilizohen maksimalisht, duke theksuar se partia ka mundësi reale të fitojë një vend në pushtetin vendor për të ndihmuar të gjithë banorët e Gostivarit.
None found
Sipas Petrushevskit, qytetarët nuk e kanë harruar që pikërisht LSDM-ja bashkëqeveris në këtë komunë së bashku me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin. Ai theksoi se këto forca politike po aplikojnë një standard të dyfishtë, duke kërkuar dorëheqje dhe llogaridhënie të vazhdueshme nga opozita, ndërkohë që mbyllin sytë para përgjegjësive të kandidatit të tyre, Valbon Limanit.
Deputeti i opozitës akuzoi gjithashtu administratën lokale të udhëhequr nga ky koalicion se ka dështuar në trajtimin e krizës së ujit të ndotur. Ai vuri në dukje se qeveria qendrore u detyrua të ndërhynte dhe ta menaxhonte situatën me shpejtësi. “Qytetarëve iu sigurua ujë i ambalazhuar dhe furnizimi po rikthehet për përdorim teknik, ndërsa në ditët në vijim do të jetë i përshtatshëm edhe për pirje,” shtoi Petrushevski.
Të hënën do të mësohet se cilin model të subvencionimit të shujtës studentore preferojnë studentët, pas përfundimit të referendumit studentor.…
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë, duke e akuzuar atë se braktis…
Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…