Categories: maqedoni

Nikollovski: Largimi i Tripunovskit përbën fitore për bujqit

Deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, e cilëson largimin e ministrit Cvetan Tripunovski si një fitore për bujqit. Në njoftimin e tij, ai vlerëson se po largohet personi që, sipas tij, për dy vjet e solli bujqësinë e vendit në prag të humnerës.

Të lidhura

None found

Sipas Nikollovskit, Tripunovski bëri premtime të mëdha, por në vend të tyre prodhoi kaos dhe një sërë skandalesh korruptive. Ai shton se po largohet ministri që, sipas tij, i la bujqit pa subvencione të paguara, pa sistem aplikimi, me programe të anuluara, me thirrje të anuluara për modernizimin e bujqësisë dhe me çmime të mjerueshme blerjeje.

Ai thekson se, për disa shumë herët e për disa shumë vonë, ka përfunduar mandati i një njeriu që, në vend se të angazhohej për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së bujkut, u mor me revanshizëm partiak, mobing dhe eliminimin e të gjithë palëve të interesuara që nuk iu bindën politikave të tij katastrofike.

Nikollovski shkruan se, fatkeqësisht, problemet në bujqësi nuk largohen bashkë me të, por përkundrazi po shtohen nga dita në ditë. Ai nënvizon se beteja për të ndalur trendet negative që po e dëmtojnë sektorin bujqësor do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, kur në rend dite në Kuvend do të jetë ribalancimi i buxhetit.

të fundit

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

41 seconds ago

Mteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

4 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

33 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

1 hour ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

2 hours ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago