Categories: maqedoni

Nikolloski njofton ndërtimin e dy linjave të reja hekurudhore në Shkup

Ndërtimi i një linje të shpejtë hekurudhore që do të lidhë drejtpërdrejt Stacionin e Ri Hekurudhor me Aeroportin Ndërkombëtar në Petrovec pritet të nisë pranverën e ardhshme në Shkup.

Të lidhura

None found

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka bërë të ditur se udhëtimi nga qendra e qytetit deri në terminalin e aeroportit do të zgjasë vetëm 8 deri në 11 minuta.

Kjo nismë është pjesë e planit për modernizimin e hekurudhave dhe ndryshimin e mënyrës së transportit publik në kryeqytet.

Autoritetet po planifikojnë zgjerimin e rrjetit pas vënies në funksion të linjës së parë të trenit urban. Në afërsi të lagjes “11 Oktomvri Baraka”, në Komunën e Kisella Vodës, pritet të ndërtohet një pikë e re hekurudhore. Gjithashtu, parashikohet krijimi i pikave për biçikleta dhe përshtatja e orareve me linjat e transportit publik të JSP-së.

Plani përfshin edhe ndërtimin e dy linjave të tjera hekurudhore.

Linja e dytë do të përshkojë itinerarin Stacioni i Ri – Autokomandë – Maxhari – Çento – Ilinden – Agino Sellë.

Linja e tretë do të lidhë Volkovo – Gjorçe Petrov – Shkup Veri – Butel – Stacioni i Ri.

Nikolloski deklaroi se qytetarët e kanë pritur pozitivisht trenin urban që në ditët e para. Sipas tij, përdorimi i trenave elektrikë do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga zonat periferike drejt qendrës së qytetit.

Paralelisht, Ministria e Transportit po ndërmerr hapa për rinovimin e flotës hekurudhore.

Nëpërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), po sigurohen pesë lokomotiva të reja elektrike, të cilat do të përdoren për elektrifikimin e transportit të mallrave.

Ndërsa, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po përmbyllet procedura për blerjen e 4 deri në 6 trenave të rinj modernë për udhëtarë. Trenat do të jenë në përputhje me standardet evropiane dhe do të kenë hapësira të posaçme për biçikleta dhe kafshë shtëpiake.

të fundit

Kosova pa tre lojtarë ndaj Irlandës, publikohet lista zyrtare e përfaqësueses

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Republikën e Irlandës me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e fundit të fazës…

5 minutes ago

Boksieri irlandez Lee Reeves humb jetën në moshën 31-vjeçare, tre muaj pas nokautit

Boksieri irlandez Lee Reeves ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda gjatë një ndeshjeje…

6 minutes ago

Nikoloski calls on the EU to find a solution for truck drivers and renewable energy exports from the Western Balkans

Zv. kryeministri Aleksandar Nikolloski nga Forumi i 23-të Ekonomik i Vjenës i bëri thirrje BE-së që të gjejë një zgjidhje…

13 minutes ago

BIRN: Shortcomings in the implementation of the “Smart City” project! Commissioner raises concerns about “smart” cameras in schools

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

13 minutes ago

Costa Rican journalist shot with 10 bullets had exposed links between politicians and drug cartels

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…

13 minutes ago

Police raid on Sozcu TV, arrests and government-appointed administrator in Turkey

Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…

14 minutes ago