Categories: maqedoni

Nikolloski dhe Tiganj diskutojnë bashkëpunimin ekonomik dhe përparimin evropian të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtuan çështje që lidhen me marrëdhëniet ekonomike, zhvillimin e rajoneve dhe procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

Nikolloski dhe Tiganj nënvizuan se ekzistojnë mundësi të mëtejshme për forcimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare, si dhe për vendosjen e lidhjeve të reja mes kompanive të të dyja vendeve, të cilat kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira.

Duke folur për infrastrukturën, ministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të projekteve infrastrukturore. Në këtë kuadër, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet investimeve kapitale, të cilat ndikojnë në zhvillimin rajonal, rritjen e lidhshmërisë dhe krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik.

Ambasadorja Tiganj konfirmoi se Kroacia vazhdon të jetë partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e rrugëtimit evropian të Maqedonisë, si edhe e reformave që po zbatohen në vend.

Takimi u përmbyll me shprehjen e gatishmërisë së të dyja palëve për të avancuar bashkëpunimin në sektorët me interes të përbashkët, duke u mbështetur në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional mes dy vendeve./Telegrafi/

të fundit

Mitaj shkëlqen ndaj San Marinos, reagojnë mbrojtësi dhe Genoa

Mario MitajMario Mitaj ishte titullar kundër San Marinos, ndërsa u vlerësua me notë shumë të lartë sipas “Flashscore”, 8 [...]Read…

4 minutes ago

Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Partnerët tanë nuk kanë shprehur shqetësim, drejtësia të vijojë punën

Gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama komentoi debatet…

11 minutes ago

ASH kërkon hapa konkretë për zhbllokimin e rrugës evropiane

Aleanca për Shqiptarët e mirëpret vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 2 tetor në Shkup…

13 minutes ago

Koreja e Jugut përballë Japonisë në një finale që mund t’u ndryshojë të ardhmen disa futbollistëve

Koreja e Jugut U23 është kualifikuar në finalen e turneut të futbollit në Lojërat Aziatike, pasi në gjysmëfinale mposhti Kinën…

16 minutes ago

Von der Leyen përfundon takimin me Ramën dhe vijon vizitën në Presidencë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga godina e Kryeministrisë pas përfundimit të takimit dhe konferencës…

16 minutes ago

Nikolloski and Tiganj discuss economic cooperation and Macedonia’s European progress

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj.Në takim u…

24 minutes ago