Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski deklaroi sot, në mbledhjen e udhëhequr nga Komiteti për Menaxhimin e Sistemit Kombëtar të Sportelit të Vetëm, se ky projekt përbën një nga nismat më të rëndësishme për digjitalizimin dhe modernizimin e procedurave që lidhen me importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave.
None found
Ai theksoi se synimi është krijimi i një platforme të vetme elektronike, përmes së cilës kompanitë do të mund të realizojnë më shpejt dhe me më shumë efikasitet procedurat ligjore që kanë të bëjnë me tregtinë e jashtme.
Në këtë seancë, Komiteti konfirmoi se procedura e tenderit është përmbyllur me sukses, si edhe dha informacion për lidhjen e Marrëveshjes me ofertuesin më të favorshëm për furnizimin dhe instalimin e sistemit të ri të sportelit të vetëm NES.
Marrëveshja parashikon që Konsorciumi i përzgjedhur ta bëjë sistemin funksional dhe ta vendosë atë në përdorim deri në fund të vitit 2027.
Ky softuer do të mundësojë që në të ardhmen të gjitha lejet për import, eksport dhe tranzit, së bashku me pagesat, të realizohen elektronikisht në një pikë të vetme.
Sipas Nikolloskit, Republika e Maqedonisë është pjesë e projektit për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një nga komponentët kryesorë është zbatimi i këtij Sistemi Kombëtar me një Sportel të Vetëm, që nënkupton zëvendësimin e plotë të sistemit aktual për menaxhimin e lejeve për import, eksport dhe tranzit të mallrave me një sistem të ri.
Reforma synon të thjeshtojë tregtinë përmes përmirësimit të proceseve të aplikimit dhe lëshimit, si dhe përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet të gjitha institucioneve në nivel kombëtar, forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve brenda këtij sistemi.
Jorgo Meksi gjatë prezantimit tek DinamoJorgo Meksi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos [...]Read More...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për gjykim katër persona të huaj, të akuzuar për…
Europa Perëndimore po hyn në valën e tretë të madhe të të nxehtit për këtë verë, një situatë që po…
Apeli i GJKKO, ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Aleks Pepën, i dënuar më herët për grabitjen…
Tensionet mes Turqisë dhe Izraelit janë rikthyer sërish në vëmendje, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar presidentit amerikan…
Rassemblement National, forca e ekstremit të djathtë në Francë, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, teksa pret…