MPB Maqedoni bëri të ditur se gjatë mbrëmjes së kaluar, më 06/07.07.2026, në pika të ndryshme të Shkupit, efektivët e SPB Shkup arrestuan N.Ç. (32), Z.T. (26), D.M. (22), B.E. (20) dhe E.Š. (30), që të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata u zbuluan dhe u morën substancë pluhur e bardhë, substancë e trashë dhe marihuanë.
None found
Sipas njoftimit, më 07.07.2026 në ora 00:30 në fshatin Leunovë, zyrtarët policorë të SPV Gostivar i hoqën lirinë A.L. (27) nga fshati Shipkovicë, rajoni i Tetovës, pasi gjatë kontrollit iu gjet një substancë pluhur e bardhë.
Po ashtu, më 06.07.2026 në ora 15:20, në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Prilep, policia e SEB Prilep arrestoi A.P. (41) dhe N.N. (25), të dy nga Prilepi. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Seat” me targa të Prilepit, që drejtohej nga A.P. dhe ku N.N. ndodhej si pasagjer, u gjet marihuanë.
Në një rast tjetër, më 06.07.2026 në ora 18:00 në Prilep, pranë liqenit artificial, punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Prilep arrestuan M.C. (31) nga Prilepi, sepse gjatë kontrollit iu zbulua marihuanë, thuhet nga MPB.
Nga MPB theksojnë në fund se, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen raportet përkatëse.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke përgëzuar shqiptarët…
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka ndërmarrë hapa për edukimin e të rinjve mbi detektimin e lajmeve të…
Kompania Anthropic ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund të përbëjë “rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin”, teksa ka zbuluar…
Bill Gates paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund të shkaktojë dy dekada trazirash ekonomike dhe shoqërore, duke çrregulluar punësimin dhe duke…
Gjigandi amerikan i teknologjisë Meta Platforms njoftoi të hënën një plan financimi me vlerë afërsisht 95 miliardë dollar, për të…