Categories: maqedoni

Nëna e 14-vjeçarit të plagosur me thikë në Shkup kërkon rikualifikim të rastit: “Nuk është dhunë, por tentativë vrasjeje”

Rasti i 14-vjeçarit të sulmuar me thikë në lagjen Hasanbeg të Shkupit duhet të trajtohet si tentativë vrasjeje dhe jo thjesht si dhunë. Kjo është kërkesa e nënës së të miturit, e cila shpreh pakënaqësi për mënyrën si po veprojnë institucionet.

Të lidhura

None found

Xheljana Selimi tregon se djali i saj kishte qenë në Hasanbeg së bashku me kushërinjtë dhe, pas një telefonate që mori, doli në një park për të takuar disa shokë. Sipas saj, në vendngjarje nuk e prisnin shokët, por tre persona të rritur që e sulmuan sapo mbërriti.

“Njëri e goditi në kokë me një pushkë, i dyti e goditi në trup, ndërsa i treti e theri shtatë herë me thikë në shpinë”, deklaroi ajo për televizionin Telma.

Pas ngjarjes, të dyshuarit u larguan, ndërsa i mituri i plagosur u gjet nga një kalimtar, i cili më pas lajmëroi ambulancën dhe policinë.

Sipas nënës, djali i saj vijon të jetojë në frikë, ndërsa familja nuk ndihet e sigurt.

“Sot ishte fëmija im, nesër mund të jetë fëmija i dikujt tjetër. Ky rast nuk duhet të trajtohet si dhunë, por si tentativë vrasjeje. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Selimi.

Ajo thekson gjithashtu se nuk ka dijeni për ndonjë motiv apo konflikt të mëparshëm që mund të ketë çuar në këtë sulm.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se për sulmin ndaj të miturit, të ndodhur më 22 qershor në zonën e Gazi Babës, janë arrestuar tre persona me inicialet J.J., V.A. dhe V.S.

Sipas MPB-së, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet penale përkatëse./INA/

të fundit

Basha diskuton me dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit për bashkëpunim në projekte strategjike

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Florim Grajçevci,…

3 minutes ago

Ndalohen 18 drejtues mjetesh për vozitje të parregullt, mes tyre edhe dy të mitur

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i privuan nga…

4 minutes ago

Besëlidhja zyrtarizon Antonio Delajn, firmë 2-vjeçare për ish-mesfushorin e Vllaznisë dhe Elbasanit

Antonio DelajAntonio Delaj është futbollisti më i ri i Besëlidhjes [...]Read More...

5 minutes ago

Projekti për Zvërnecin/ Kompania e Kushner për FT: E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe populli shqiptar

Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan është bërë temë e diskutimeve të gjera në median…

6 minutes ago

Apartment prices in Skopje continue to rise

Çmimet e banesave në Shkup kanë vijuar të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, sipas të dhënave…

19 minutes ago

Mexhiti: The Ministries of Justice, Culture and Inter-Community Relations carry key weight in improving the position of Albanians

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se marrja e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë…

19 minutes ago