Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vendosur masën edukative institucionale të dërgimit në shtëpi edukativo-përmirësuese për katër vajza të mitura, ndaj të cilave ishte zhvilluar procedurë për dhunën ndaj një 13-vjeçareje në Gjorçe Petrov.
Sipas njoftimit të gjykatës, dy prej vajzave do të qëndrojnë në këtë institucion për një vit, ndërsa dy të tjerat për një periudhë prej tetë muajsh.
None found
Gjykata sqaroi se çështja ka përfunduar në shkallën e parë, ndërsa për shkak se bëhet fjalë për fëmijë të mitur dhe procedura është e mbyllur, nuk mund të jepen detaje të tjera. Vendimi aktualisht po përgatitet në formë të shkruar dhe më pas do t’u dorëzohet palëve, ndërsa ende nuk ka marrë formë të prerë.
Ngjarja e dhunshme mes bashkëmoshatarëve, e ndodhur në Gjorçe Petrov në mars të këtij viti, shkaktoi reagime të shumta publike. Një pjesë e incidentit ishte regjistruar me telefona celularë dhe pamjet ishin publikuar më vonë në rrjetet sociale.
Për katër të miturat ishin paraqitur më herët kallëzime penale për dhunë, ndërsa procedura ndaj tyre ishte zhvilluar në bazë të Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët.
Alejandro Balde po e shqyrton mundësinë e largimit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit 2027, pasi ka humbur hapësirën…
Kylian Mbappe ka munguar në stërvitjen e së mërkurës, ndërsa përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka bërë një ftesë të…
Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në Qipro. [...]Read More...
Katër vajzave të mitura, ndaj të cilave u zhvillua procedurë për dhunën ndaj një vajze 13-vjeçare në Gjorçe Petrov, u…
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa…
Studentë dhe qytetarë po vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama. Edhe gjatë protestës së sotme nuk…