Categories: maqedoni

Në Ohër, Latifi i prezanton ambasadores amerikane ecurinë e projektit energjetik me Shqipërinë

Burim Latifi, drejtor i përgjithshëm i SHA MEPSO, priti sot në trafostacionin e Ohrit Nicole Warns, të ngarkuarën me detyrën e ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, ai i paraqiti asaj zhvillimet më të fundit të projektit për ndërlidhjen energjetike me Shqipërinë.

Të lidhura

None found

Fokusi i vizitës ishte linja e transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan, të cilën Latifi e cilësoi si një investim strategjik dhe të shumëpritur. Projekti synon të rrisë sigurinë energjetike dhe të zgjerojë shkëmbimin ndërkufitar të energjisë.

Sipas drejtorit të MEPSO-s, trafostacioni i Ohrit ndodhet pranë përfundimit të punimeve. Ndërkohë, ndërtimi i linjës së transmetimit po vijon me ritëm të mirë, duke shënuar progres të dukshëm në terren.

“Ndërlidhja me Shqipërinë nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë energjetike, zgjerimit të shkëmbimit ndërkufitar dhe forcimit të integrimit rajonal”, deklaroi Latifi.

Latifi nënvizoi gjithashtu se MEPSO do të vijojë angazhimin për zgjerimin e infrastrukturës së transmetimit përmes projekteve të tjera strategjike. Në këtë kuadër përfshihen planet për ndërlidhje më të fuqishme me Kosovën dhe Bullgarinë, si edhe forcimi i lidhjes me Greqinë.

“Sa më shumë të jemi të ndërlidhur, aq më të sigurt jemi. Sa më shumë të jemi të integruar në nivel rajonal, aq më të qëndrueshëm dhe më rezistent jemi”, u shpreh ai.

Ai falënderoi Ambasadën e SHBA-së për partneritetin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e projekteve që synojnë ndërtimin e një rajoni më të fortë, më të sigurt dhe më të integruar në aspektin energjetik.

të fundit

Gent Gjini kallëzon penalisht Ivica Daçiqin dhe kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë

Avokati nga Prizreni, Gent Gjini, dorëzoi kallëzim penal ndaj zëvendëskryeminstrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq,…

26 seconds ago

Nga Cërriku në skenat ndërkombëtare: Armando Sadiku përshkoi Evropën, Amerikën e Jugut dhe Azinë, por kulmin e arriti me Shqipërinë

Armando Sadiku i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke mbyllur një rrugëtim të veçantë, që e çoi nga Cërriku…

5 minutes ago

Shtesat për fëmijë në shtator përfituan 374,652 persona

Skema e shtesave për fëmijë kishte 374,652 përfitues në shtator, me pagesa prej mbi 13.5 milionë eurosh. Ndërkaq, për pensionet…

10 minutes ago

Jashari dhe gjenerali Lampe diskutojnë thellimin e partneritetit mes FSK-së dhe Gardës së Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësadjutantin e përgjithshëm të Gardës…

10 minutes ago

Suedia merr në ekstradim nga Kosova një person të kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë…

11 minutes ago

Pse truri ynë dallon fytyra në priza, pllaka dhe njolla muri?

A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, dy sy në pllakat e banjës apo një…

16 minutes ago