Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoninë e Veriut e nisin sot vitin shkollor 2026-2027. Prej tyre, 174 mijë janë nxënës të arsimit fillor, ndërsa 64 mijë ndjekin shkollat e mesme.
None found
Pas përfundimit të pushimeve verore, procesi mësimor do të vijojë deri më 10 qershor të vitit të ardhshëm. Për maturantët, viti shkollor përfundon më 17 maj. Pushimi dimëror, që shënon pauzën mes dy semestrave, do të zgjasë nga 31 dhjetori deri më 21 janar.
Të dhënat përfundimtare për regjistrimet në klasën e parë dhe në shkollat e mesme pritet të bëhen të ditura së shpejti. Deri tani, Ministria e Arsimit ka regjistruar 14.952 nxënës në klasën e parë dhe 16.932 nxënës në vitin e parë të arsimit të mesëm.
Shkollat kanë marrë mostrat e teksteve shkollore, në përputhje me kërkesat e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, po vazhdon edhe riorganizimi i rrjetit shkollor, përfshirë mbylljen e institucioneve me numër të ulët nxënësish në zonat rurale. Ky proces po zhvillohet paralelisht me vendosjen e mësimit në një turn të vetëm.
Ministrja Janevska deklaroi se janë siguruar 622 mijë libra shkollorë dhe se, krahasuar me vitin para se ajo të merrte drejtimin e institucionit, janë kursyer 50 milionë denarë. Sipas saj, për të tretin vit radhazi tekstet janë blerë në kohë dhe në sasitë e kërkuara nga shkollat.
“Librat janë dorëzuar dhe shkollat mund t’ua shpërndajnë nxënësve që nga 1 shtatori. Jam e kënaqur që çështja e teksteve shkollore nuk përbën më një sfidë si në të kaluarën”, tha Janevska./Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…