Categories: maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut 240 pacientë janë në pritje për transplant, sistemi i ri për dhurimin e organeve nis nga tetori

Në Maqedoninë e Veriut, aktualisht 168 pacientë janë në listë pritjeje për transplant të veshkave, 37 presin zemër, 12 mëlçi dhe 23 korne.

Të lidhura

None found

Për modulin e ri në sistemin “Termini Im”, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre për dhurim organesh, folën ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe koordinatorja kombëtare për transplantim, Biljana Kuzmanovska.

Pas ndryshimeve ligjore, çdo qytetar madhor do të mund, gjatë vizitës te mjeku i kujdesit parësor, të deklarojë nëse dëshiron ose jo të jetë dhurues i organeve dhe indeve për trajtim pas vdekjes. Ky vendim do të nënshkruhet nga vetë personi, do të vërtetohet nga mjeku i përzgjedhur dhe më pas do të regjistrohet në sistemin elektronik kombëtar.

“Sot, dhurimi i organeve është çështje besimi, vullneti individual, solidariteti dhe pjekurie shoqërore”, deklaroi ministri Aliu.

Sipas Ministrisë, qasja në këto të dhëna do të jetë nën kontroll të rreptë dhe do t’u mundësohet vetëm personave të autorizuar. Po ashtu, qytetarët do të kenë të drejtë ta ndryshojnë vendimin e tyre në çdo moment, ndërsa e vlefshme do të konsiderohet deklarata e fundit e regjistruar.

Parashikohet që sistemi i ri të vihet në funksion nga 1 tetori 2026. Deri atëherë, do të vazhdohet me përgatitjet teknike, institucionale dhe të komunikimit.

Kuzmanovska nënvizoi se dhurimi i organeve mbetet tërësisht vullnetar dhe se synimi është që në qendër të sistemit të vendoset vullneti i qytetarit./Telegrafi/

të fundit

Zebërvoki braktis uniformën e Policisë së Shtetit: Nuk e kapërdij dot këtë fushatë, policia që nuk duam, të hënën unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje

Marius Dervishi, i njohur në publik si “Zebërvoki”, ka njoftuar vendimin për t’u larguar nga radhët e Policisë së Shtetit.…

49 seconds ago

RoboCup në Korenë e Jugut, robotët humanoidë me inteligjencë artificiale hyjnë në lojë me synimin për të sfiduar kampionët e FIFA-s

Në Incheon të Koresë së Jugut u mbajt një prej kompeticioneve më të veçanta të futbollit në botë, ku robotë…

2 minutes ago

Vapa ekstreme kthehet në debat politik në Francë, qeveria përballet me mocion mosbesimi

Në Francë, vala e të nxehtit është zhvendosur edhe në arenën politike, pasi deputetët e Partisë së Gjelbër kanë depozituar…

2 minutes ago

Zbulohet laboratori i kanabisit në Divjakë, nisin procedimet për shpërdorim detyre ndaj zyrtarëve

Një operacion i koduar policor, ka çuar në goditjen e një baze të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në zonën…

16 minutes ago

Raporti i IISS: 144 incidente me dronë të dyshuar rusë mbi 13 vende të Europës, alarm për spiunazh ajror ndaj objektivave ushtarake dhe civile

Rusia dyshohet se ka ndërtuar një operacion të organizuar spiunazhi nga ajri në Europë, duke përdorur dronë për të siguruar…

20 minutes ago

Gjykata rrëzon votimin e raundit të dytë për anëtarët e KGjK-së nga Supremja, kërkon certifikimin e raundit të parë për Memajn dhe Thaqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të gjyqtares Mejreme Memaj në një konflikt administrativ kundër Këshillit Gjyqësor të…

21 minutes ago