Categories: maqedoni

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prezantohet Kodi i Sjelljes Etike për deputetët

Në Kuvend u zhvillua sot promovimi i Kodit të Sjelljes Etike të Deputetëve, dokument që më herët është miratuar nga deputetët. Në këtë ngjarje folën Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Val, Drejtori i lartë rezident i NDI-së në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës i ekipit të Programit Zviceran për Mbështetje Parlamentare (PSP), Robert Skot Hejzlet, përfaqësuesja e Njësisë për Qeverisje Demokratike dhe Barazi Gjinore pranë ODIHR-it, Ajla Van Heel Merdanoviq, si edhe kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, Mile Lefkov.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Afrim Gashi vuri në dukje se Kodi Etik, mbi të gjitha, është një marrëveshje morale që deputetët e lidhin mes tyre dhe me qytetarët që përfaqësojnë.

“Meqenëse konsideroj se nuk duam që ky dokument të përfundojë në arkivat e Kuvendit pas votimit, jemi mbledhur këtu për ta trajtuar atë si një zotim të përbashkët: që interesi publik do të mbetet gjithmonë mbi interesin personal; që debati politik do të zhvillohet mbi bazën e argumentit dhe jo të fyerjes; që dallimet politike nuk do të shndërrohen në armiqësi personale; dhe se dinjiteti i Kuvendit do të mbrohet çdo ditë, me përgjegjësi dhe përkushtim”, theksoi Gashi.

Ai falënderoi deputetët dhe grupet parlamentare, partnerët ndërkombëtarë dhe Shërbimin e Kuvendit, i cili, sipas tij, përmes angazhimit dhe përkushtimit profesional, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në secilën fazë të përgatitjes së Kodit.

Ambasadori Val deklaroi në fjalën e tij se “Kodi Etik jo vetëm që u ofron deputetëve një mjet praktik për ballafaqim me çështjet etike nga jeta reale, por përfaqëson gjithashtu hap konkret drejt një pune parlamentare mëtransparente, më të përgjegjshme dhe më të besueshme në shtet.

Nga ana e tij, Robert Skot Hejzlet tha se Programi Zviceran për Mbështetje Parlamentare i ka qëndruar pranë Kuvendit me mbështetje të pandërprerë gjatë të gjithë procesit kompleks të hartimit dhe përmbylljes së kësaj rregullative për integritetin që prej vitit 2019. “Kjo është një nga shumë fushat ku Zvicra ka qëndruar përkrah Kuvendit si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm në reformat demokratike”, tha Hejzlet.

Ajla Van Heel Merdanoviq vlerësoi rëndësinë e integritetit parlamentar, duke e cilësuar atë si një instrument për forcimin e besimit të qytetarëve te etika e vendimmarrjes parlamentare.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim procesin e përparimit të etikës parlamentare. Na gëzon fakti që sot shohim rezultatin e bashkëpunimit shumëmujor ndërpartiak. Është për t’u përshëndetur edhe përfshirja e perspektivës gjinore në këtë Kod”, theksoi Merdanoviq.

Mile Lefkov tha në fjalën e tij se ky Kod Etik përbën një dokument të rëndësishëm për rikthimin e besimit në Kuvend.

Ai theksoi gjithashtu se ky dokument tregon se Kuvendi di ta pranojë ekspertizën ndërkombëtare. Sipas tij, veçantia e këtij Kodi qëndron te përfshirja e mekanizmave konkretë për zbatimin e tij: krijimi i një grupi pune me përbërje paritare që do të kujdeset për zbatimin e Kodit Etik, emërimi i një këshilltari për këshillim konfidencial të deputetëve, si dhe miratimi i një udhëzuesi, në hartimin e të cilit sërish do të shfrytëzohet ekspertiza ndërkombëtare.

të fundit

Riho Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Prishtinës është në Bashkimin Evropian, por për…

16 minutes ago

“Ne e humbëm beben” – Ish-banorja e Big Brother VIP ndan mesazhin e dhimbshëm

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja dhe sipërmarrësja Ledi Vokshi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm,…

31 minutes ago

Botërori 2026 ka sjellë deri tani 13 largime trajnerësh, Roberto Martinez mbyll listën e fundit

Kupa e Botës 2026 është ende në vazhdim, por 13 trajnerë janë tashmë të papunë. Arsyet ndryshojnë: disa u shkarkuan…

33 minutes ago

Apeli në Paris konfirmon fajësinë e Marine Le Pen për keqpërdorim të fondeve publike, i ndalohet kandidimi në presidencialet e 2027

Gjykata e Apelit në Paris ka konfirmuar dënimin për mashtrim ndaj Marine Le Pen, drejtuese e partisë së ekstremit të…

33 minutes ago

Rutte: Shtetet e Bashkuara kanë sot në Europë një aleat më të fuqishëm falë rritjes së investimeve në mbrojtje

Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, deklaroi se Europa përbën sot një partnere shumë më të fortë për Shtetet…

34 minutes ago

Trump mbërrin në Ankara për Samitin e NATO-s, shfaqet në krah të Erdoganit sapo zbret nga avioni

Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka mbërritur në Ankara në prag të Samitit të NATO-s, ku është pritur…

34 minutes ago