Categories: maqedoni

Në Kërçovë, bastoret dhe kazinotë vazhdojnë të funksionojnë pranë shkollave, pavarësisht kufirit 500-metërsh

Në Kërçovë, kazinotë, bastoret dhe zyrat për kredi të shpejta shfaqen pothuajse në çdo 200 metra. Sipas ligjit të ri, kazinotë dhe bastoret që disponojnë aparate elektronike për lojëra fati duhet të jenë të vendosura të paktën 500 metra larg institucioneve arsimore.

Të lidhura

None found

Megjithatë, në qytet disa prej këtyre bizneseve ndodhen vetëm 90 metra larg gjimnazeve “Drita” dhe “Mirko Milevski”, ndërsa të tjera janë gjithashtu brenda distancës së ndaluar prej 500 metrash. Për më tepër, ato kanë vendosur reklama të mëdha që bien në sy të të rinjve. E njëjta gjendje vërehet edhe në afërsi të disa shkollave fillore. Edhe pse ligji ka ndryshuar, në Kërçovë situata nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Jemi përballë Gjimnazit të Kërçovës “Drita” dhe “Mirko Milevski”. Nxënësit, sapo dalin nga këto objekte, përballen me pamjen që ndodhet pas meje, vetëm 90 metra larg gjimnazeve. Në këtë godinë funksionojnë zyra për kredi të shpejta dhe bastore: në katin përdhes ndodhen bastoret, ndërsa në katet e sipërme janë kreditë e shpejta. Kur nxënësit dalin për të blerë ushqim apo diçka tjetër, reklamat e këtyre bizneseve u shfaqen përballë, edhe pse ligji përcakton qartë se bastoret duhet të jenë 500 metra larg objekteve shkollore. Në Kërçovë, ato vazhdojnë të veprojnë pa pengesë”, raporton gazetarja e TV21, Salije Sadiuku.

Gjatë vizitës së tij në Kërçovë, disa javë më parë, ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, deklaroi se prania e kazinove dhe bastoreve pranë shkollave është problem i përhapur në të gjithë vendin. Sipas tij, fondet e BE-së të vëna në dispozicion të qeverisë përmes agjendës reformuese mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje.

“Mendoj se çështja që ngritët kërkon një angazhim kolektiv, pasi nuk është problem që kufizohet vetëm në Kërçovë. Fondet që i japim qeverisë dhe ato që janë në dispozicion përmes agjendës reformuese mund të shfrytëzohen për të gjetur një zgjidhje”, tha Mihalis Rokas, ambasador i BE-së në RMV.

Sipas të dhënave jozyrtare, në Kërçovë janë të regjistruara mbi 20 kazino dhe bastore me aparate elektronike, por numri real mund të jetë edhe më i madh. Në këtë qytet, një kazino ose bastore mund të haset pothuajse çdo 200 metra. /tv21

të fundit

Zjarri përfshin Bardhajn dhe Myselimin në Shkodër, operacioni mbështetet edhe nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër pasditen e kësaj të shtune, ku përhapja e flakëve…

9 minutes ago

Tottenhami shpenzoi 355 milionë euro, por pas tri ndeshjesh ende është pa gol dhe me vetëm një pikë

Tottenham ka zhgënjyer sërish në Ligën Premier, duke barazuar 0-0 si mysafir ndaj Nottingham Forest në kuadër të xhiros së…

12 minutes ago

Mendi Kabashi kandidon për Këshillin Bashkiak në Kanada: Politika lokale është shërbim, mbështes zërin e qytetarëve shqiptarë

Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të…

22 minutes ago

Himara fire/Fredi Beleri: The state does not guarantee even basic things; how can it expect citizens to remain passive?

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu mbrëmjen e kaluar zonën e Himarës, ku flakët…

25 minutes ago

Powerful explosion at military base in Bolivia leaves at least two dead and dozens injured

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kazermë ushtarake në Bolivi, duke shkaktuar viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të…

25 minutes ago

Video/ Tensions escalate in the Persian Gulf as US strikes three Iranian vessels: “The cost to Iran will be even greater

Ushtria amerikane deklaroi të shtunën se forcat e saj kanë goditur tre anije iraniane që transportonin naftë bruto, pasi Korpusi…

26 minutes ago