Categories: maqedoni

Mucunski: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi ynë i qartë dhe i pandryshueshëm

Gjatë një vizite pune në Irlandë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, mbajti një fjalë në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane IIEA, ku trajtoi temat e integrimit evropian, politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës së Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Mucunski bëri të ditur se ka nënvizuar se zgjerimi duhet të vazhdojë të mbështetet në merita, në rregulla të qarta dhe në kritere objektive. Sipas tij, besueshmëria e Bashkimit Evropian lidhet me aftësinë e tij për t’iu përmbajtur parimeve dhe zotimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Të lidhura

None found

Ministri i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut vuri në dukje gjithashtu se procesi i zgjerimit ka nevojë për një energji të re politike.

Në fjalimin e mbajtur në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane IIEA në Dublin, në kuadër të qëndrimit të tij të punës në Irlandë, Mucunski theksoi se, përballë sfidave të shtuara gjeopolitike, Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet në periferi, por të jetë pjesë përbërëse e vizionit evropian për siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ai shtoi se, në prag të presidencës irlandeze me Këshillin e BE-së, ka përshëndetur mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore që Irlanda i jep politikës së zgjerimit dhe perspektivës evropiane të rajonit. Mucunski theksoi se Evropa mbetet zgjedhja strategjike e vendit dhe se anëtarësimi i plotë në Union është qëllimi i qartë dhe i pandryshuar.

të fundit

Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, gazetarja Klodiana Lala: Po hetohet roli i deputetes së PS, Etleva Budini! SPAK ka shtuar edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me dosjen e vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit,…

49 seconds ago

Kosova nis shpërndarjen e patentë-shoferëve të parë profesionalë

Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të…

5 minutes ago

Austria Lustenau pritet ta transferojë përfundimisht Kaçurin

Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri mund të mos kthehet te Baseli në verë kur përfundon sezoni aktual. Ai gjatë verës…

5 minutes ago

Deputetja e LVV-së: “Oj Kosovo, Kosovo” është himn i projektit irredentist të Millosheviqit, presim kërkimfalje politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe, në mbrëmjen hapëse të Forumit të…

6 minutes ago

Vlerësimi i Veron për Nico Paz: Në moshën 22-vjeçare, vetëm Messi dhe Maradona bënin gjëra të tilla

Nico Paz po shihet si një prej futbollistëve që mund të marrë rolin kryesor te Kombëtarja e Argjentinës në epokën…

10 minutes ago

Luajti me Messin, u përball me CR7 dhe veshi fanellën e Milanit: Kush është argjentinasi me origjinë nga Berati

Mateo Musacchio, Zabaleta, Mascherano, Lavezzi, Messi dhe C [...]Read More...

10 minutes ago