Categories: maqedoni

Muçunski: Integrimi i Maqedonisë në BE duhet të vlerësohet mbi meritat, jo mbi historinë

Maqedonia e Veriut synon që procesi i saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit të plotë të përcaktohet nga meritat e vendit, pa u rënduar nga e kaluara apo çështjet historike. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Muçunski, në konferencën e përbashkët për shtyp pas Takimit Ministror për Korridorin 8, zhvilluar në Sofje.

Të lidhura

None found

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi pritshmëritë nga takimi i mbajtur sot me homologen bullgare, Velislava Petrova-Çamova, Muçunski tha se vendi i tij dëshiron që rezultatet konkrete të jenë baza e vlerësimit për anëtarësimin në BE.

Sipas tij, Maqedonia është në përputhje të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe, në bazë të përvojës e rezultateve të deritanishme, ka dëshmuar se është një kandidate shumë e mirë për anëtarësim.

Ministri iu referua gjithashtu vlerësimeve të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila gjatë vizitës së fundit në Shkup, siç tha ai, çmoi angazhimin e vendit në zbatimin e agjendës së reformave. Në këtë proces, ai përmendi edhe mbështetjen e Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, dhe ekipit të saj.

Muçunski nënvizoi se zgjerimi i BE-së është një vendim politik që merret me konsensus nga shtetet anëtare. Ai shtoi se Maqedonia do të vijojë të veprojë me përgjegjësi dhe në mënyrë aktive për të gjetur zgjidhje.

“Ne do ta bëjmë pjesën tonë. Do të sillemi me përgjegjësi dhe do të jemi proaktivë në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet, por zgjidhja nuk varet asnjëherë vetëm nga ana jonë”, deklaroi Mucunski.

Ai bëri të ditur se në marrëdhëniet me vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE-së, Maqedonia do të udhëhiqet nga vullneti i mirë dhe respekti për të drejtën publike ndërkombëtare.

“Në të gjitha marrëdhëniet tona me fqinjët dhe me të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do të veprojmë gjithmonë mbi bazën e vullnetit të mirë dhe respektit për të drejtën publike ndërkombëtare”, theksoi Mucunski./Telegrafi/

të fundit

Pas suspendimit të kryeprokurores së Pejës dhe prokurores së rastit, KPK sqaron vendimet për vrasjen e Arlinda Zekajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…

6 minutes ago

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Ministria e Drejtësisë: U krye sipas procedurave, urdhri është sekret shtetëror

Ministria e Drejtësisë, ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt…

7 minutes ago

Prattipati zhvillon takimin e parë me presidenten e Kosovës, njofton Ambasada amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për takimin e së ngarkuarës me punë të kësaj…

17 minutes ago

Itali, grevë e përgjithshme më 30 tetor: sektorët që preken dhe kërkesat e protestuesve

E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të…

18 minutes ago

Injured in the eye during the protest, Erjon Vishkulli posts photo after surgery in Italy: When God decides to perform miracles

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…

21 minutes ago

Interpol targets online fraud networks in Africa, with 1,462 arrested and more than $105 million recovered

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë, ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe rikuperimin e më shumë…

22 minutes ago