Categories: maqedoni

MPJ i përgjigjet LSDM-së: Nuk zhvillohen bisedime të fshehta dhe nuk cenohen interesat kombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i cilësoi si përpjekje për dezinformimin e opinionit dhe nxitjen e histerisë akuzat e LSDM-së opozitare, sipas së cilës Qeveria po bëhet gati ta pranojë propozimin francez dhe për këtë ekzistojnë sinjale të qarta nga Brukseli. Ministria hodhi poshtë si të pavërteta edhe pretendimet se ekzekutivi po synon një marrëveshje të fshehtë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Sipas MPJ-së, institucionet mbajnë komunikim të rregullt dhe transparent me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Bullgarinë, si edhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Megjithatë, qëndrimi i Qeverisë ndaj kushteve me të cilat përballet vendi gjatë procesit të integrimit evropian nuk ka ndryshuar.

“Nuk ka lëshime për interesat kombëtare, identitetin, gjuhën dhe historinë. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet një përcaktim strategjik dhe qëllim përfundimtar i kësaj qeverie”, deklaruan nga MPJ, duke ritheksuar se marrëveshjet e fshehta për të cilat flet LSDM-ja nuk ekzistojnë.

Ministria thekson se, për dallim nga e kaluara, kur marrëveshjet dhe kompromiset miratoheshin pa transparencë dhe në dëm të qëndrimeve kombëtare, politika e jashtme sot udhëhiqet me përgjegjësi, mbi parime dhe hapur ndaj publikut, duke respektuar interesat kombëtare dhe vullnetin e qytetarëve.

të fundit

Arben Gashi: Në mbledhjen e LDK-së do të analizohet takimi me LVV-në, jo ndarja e posteve

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se mbledhja e Grupit Parlemantar të kësaj partie është…

3 minutes ago

Dheu i Bardhë përballë kolonës 600 metra, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare. Disa prej pikave janë…

4 minutes ago

A mund të vijë presidenti i ri nga LDK-ja? Analistët vlerësojnë shpresat e Konjufcës për marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të takohen sot, në vazhdën e takimeve për…

5 minutes ago

QMK: Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive, ndërhyrjet në terren nuk janë ndalur

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.Sipas raportit,…

8 minutes ago

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan

Një grabitje është regjistruar në një argjendari në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë dy autorë,…

16 minutes ago

Kasami: VLEN po shqyrton disa kandidatura për zëvendësministra

Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se në shtator pritet të emërohen zëvendës ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit…

20 minutes ago