Ministria e Jashtme e Bullgarisë bën të ditur se një forum që do të mbahet të enjten do t’u japë mundësinë Ministrave të Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Velislava Petrova dhe Timço Mucunski, që të zhvillojnë një takim.
None found
Sipas njoftimit, më 8 tetor në Sofje organizohet një konferencë ndërkombëtare ministrore për Korridorin 8, me nikoqire Ministren e Punëve të Jashtme bullgare, Velislava Petrova.
Në kuadër të këtij forumi, ku do të marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, ekziston mundësia e një takimi dypalësh, i cili është pjesë e dialogut të rregullt midis dy vendeve, raporton BTA.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i sugjeroi kryeministrit Hristijan Mickoski që, gjatë takimit të ardhshëm në Sofje, Mucunski t’i kërkonte një takim kreut të diplomacisë bullgare, në mënyrë që të përpiqej ta rikthente Maqedoninë në rrugën e duhur drejt negociatave me BE-në.
Sipas Mickoskit, një notë iu dërgua menjëherë Sofjes me kërkesën për një takim dypalësh.
Ndërkaq, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nuk ka pritshmëri nga takimi në Sofje midis ministrave të jashtëm. Ai deklaron se deri më tani duhej të ishin mbajtur të paktën 10 takime dhe se qeveria e përdor çdo veprim si justifikim. Ai beson se Von der Leyen ka konfirmuar se rruga evropiane e Maqedonisë nuk e rrezikon as identitetin dhe as gjuhën e saj, raporton Telegrafi.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar hetim të plotë, të pavarur dhe efektiv për vrasjen e Arlinda Zekajt…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet…
Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të…
VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Zebërnjak, duke i cilësuar ato provokim politik…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…
Më 25.10.2026, në DPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën "Vëllezërit Ginovski" në Gostivar, ka ndodhur një…