Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kohët e fundit janë vërejtur sulme “phishing” përmes mesazheve të rreme, postës elektronike, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe rrjeteve sociale.
None found
Këto mesazhe paraqiten si njoftime të Departamentit të Komunikacionit nga sistemi “Safe City”. Ato përmbajnë një link të rremë dhe u kërkojnë qytetarëve të paguajnë për një kundërvajtje trafiku që nuk ekziston.
MPB u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në internet: të mos hapin mesazhe apo lidhje të dyshimta dhe të mos japin përmes kanaleve të paautorizuara të dhëna personale, si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë. Mesazhet e dyshimta duhet t’u raportohen institucioneve kompetente ose bankës përkatëse.
Sipas ministrisë, SMS-të që njoftojnë për një kundërvajtje të kryer duhet të kenë si dërgues “MVR-SC”. Në tekst duhet të figurojnë patjetër targa e automjetit që ka kryer kundërvajtjen dhe një link konkret nga “Safe City”.
Ministria e Brendshme thotë se po heton të gjitha pretendimet e tilla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas hetimit dhe suspendimit të tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për…
Pemëtarët nga Prespa mbase do të duhet të mjaftohen me 4 denarët si çmim blerjeje për mollët industriale.Ministri i Bujqësisë,…
Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, ka zbuluar se disa persona brenda klubit katalunas kishin vënë në dyshim vendimin për…
Kryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me rrezikun e gjakderdhjes…
Policia ka hedhur gurë në drejtim të studentëve gjatë protestës së sotme. Situata u përshkallëzua në Bulevardin Dëshmorët e Kombit…
Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka bërë një rrëfim të bujshëm, duke zbuluar se e kishte vendosur largimin nga klubi katalunas…