Dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë kaluar tashmë në duart e organeve kompetente. Rasti lidhet me dhënien e paligjshme të lejeve të drejtimit për kategoritë “C” dhe “D”, të cilat u jepeshin kundrejt ryshfetit personave që nuk kishin ndjekur trajnimin e as nuk kishin kaluar provimin përkatës. Nga MPB-ja bëjnë të ditur për Alsat se çështja tashmë po trajtohet.
None found
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së e ka njoftuar Prokurorinë Themelore Publike kompetente dhe, në bashkërendim me të, po ndërmerren veprimet përkatëse për zbardhjen e rastit. Pas përfundimit të këtyre veprimeve, opinioni do të njoftohet në mënyrën e duhur.
Një ditë më parë, LSDM-ja ngriti akuza për një skemë të dyshuar korruptive brenda MPB-së. Sipas pretendimeve të saj, për 1.400 euro ryshfet, persona që nuk kanë ndjekur trajnimin përkatës dhe as nuk kanë dhënë provim, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme leje drejtimi për kategoritë “C” dhe “D”, pra për kamionë dhe autobusë. Skema, sipas opozitës, funksiononte duke e deklaruar patentën si të humbur, e më pas në sistem regjistroheshin në mënyrë të paligjshme kategoritë shtesë.
Nga ana tjetër, Prokuroria i tha Alsat se aktualisht çështja është në kompetencë të MPB-së, edhe pse rasti është i bashkërenduar me Prokurorinë.
LSDM-ja pretendon gjithashtu se në këtë mënyrë janë lëshuar më shumë se 300 patenta të paligjshme dhe paralajmëron se personat që i mbajnë ato mund të jenë rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë në komunikacion. Deri më tani, megjithatë, institucionet nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar as për shifrën prej mbi 300 patentave të lëshuara në mënyrë të paligjshme, as për pretendimin se për to është kërkuar nga 1.400 euro.
Ndërkohë, opozita kërkon hetim urgjent dhe të plotë, identifikimin dhe anulimin e të gjitha patentave të dyshimta, si dhe përgjegjësi politike nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Klevi QefalijaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…
Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…
Barcelona ka marrë një fitore spektakolare ndaj Rayo Vallecano, duke triumfuar 5-2 dhe duke marrë kreun e tabelës.Barcelona e nisi…
Akuzat për korrupsion në MPB tashmë janë në duart e organeve kompetente. Dyshimet lidhen me dhënien e paligjshme të lejeve…
Julian AhmatajDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje me arbitrin Ergys Spahiu, në…