Categories: maqedoni

MPB: 20.976 shkelje të evidentuara në trafikun e Maqedonisë gjatë korrikut

Kontrollet e zhvilluara nga zyrtarët policorë të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e vendit, gjatë periudhës 01.07.2026–31.07.2026, kanë rezultuar me lëshimin e gjithsej 20.976 urdhërpagesave. Sipas MPB-së, 4.241 prej këtyre shkeljeve janë kryer nga drejtues që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Të lidhura

None found

Gjatë muajit korrik, 496 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, 81 janë ndaluar për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 373 për drejtim pa patentë shoferi, ndërsa 25 për shkak të një ndalimi të mëparshëm për drejtimin e automjetit motorik. Në këtë grup përfshihen edhe tre persona që kanë drejtuar me shpejtësi mbi kufirin e lejuar brenda vendbanimit, 13 që kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimit dhe një person që ka drejtuar në drejtim të ndaluar.

Statistikat e aktiviteteve policore tregojnë gjithashtu se në të njëjtën periudhë janë sekuestruar 332 automjete, në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal. Për parkim të parregullt janë regjistruar 4.694 shkelje, ndërsa 430 drejtues janë sanksionuar për ngasje nën ndikimin e alkoolit.

Në zbatim të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, masat ndëshkuese kanë prekur edhe 2.073 drejtues motoçikletash që nuk kanë përdorur helmetën mbrojtëse. Për mosvendosjen e rripit të sigurimit janë sanksionuar 1.829 pjesëmarrës në trafik.

Sipas Ligjit për Automjetet, 299 automjete janë nxjerrë jashtë qarkullimit pasi nuk ishin të regjistruara, ndërsa 125 për shkak të parregullsive teknike. Po ashtu, 44 shoferë janë ndëshkuar për mosplotësimin e kushteve ligjore lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve me folie, njoftojnë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me qëllim kontributin e përbashkët për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Protestuesit kërkojnë burgosje, jo suspendime, si dhe dorëheqjen e Gërvallës, Sveçlës dhe Muhaxherit

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë,…

11 minutes ago

Nuk kërkojmë suspendime, por burgosje”: marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

11 minutes ago

Egnatia dhe Teuta përballen në Rrogozhinë në duelin për kreun e kampionatit

Egnatia - TeutaEGNATIA 0-0 TEUTA “Abissnet  Superiore”: Java 9-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA: Dajsinani; Jaime, Bitri, Sota, Yago, Kryeziu, Aleksi,…

12 minutes ago

De Jong drejt largimit nga Barcelona, Flick nuk e konsideron më zgjedhje të parë

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa…

13 minutes ago

Di Marzio: Juventusi mund të shesë Kenan Yildizin për të ardhura të mëdha

Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet…

13 minutes ago

Tomor Alizoti: Rama ka humbur legjitimitetin politik, protestat do të bëhen më të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa…

21 minutes ago