MPB-ja e Maqedonisë njoftoi se gjatë datave 24, 25 dhe 26.08.2026, policia ka kryer kontrolle të rregullta në rrugët e vendit përmes nëpunësve të të gjithë sektorëve për punë të brendshme. Gjatë kësaj periudhe janë lëshuar gjithsej 1.621 urdhërpagesa, ndërsa 456 prej kundërvajtjeve u referohen drejtuesve që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
None found
Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë ndaluar 43 persona. Prej tyre, dy janë privuar nga liria për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 20 për drejtim pa patentë shoferi dhe dy për shkak të një ndalimi të mëparshëm për drejtimin e automjetit.
Sipas të dhënave të policisë, në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 19 automjete, në zbatim të nenit 300-b të Kodit Penal. Gjithashtu, janë regjistruar 385 kundërvajtje për parkim të parregullt dhe janë shqiptuar 28 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në bazë të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, janë ndëshkuar 159 drejtues motoçikletash për mosvendosjen e helmetës mbrojtëse. Për mospërdorimin e rripit të sigurisë janë sanksionuar 105 pjesëmarrës në komunikacion.
Ndërkohë, në përputhje me Ligjin për Automjetet, 17 automjete janë larguar nga trafiku pasi rezultuan të paregjistruara, ndërsa shtatë të tjera për shkak të parregullsive teknike. Katër drejtues janë sanksionuar për mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve me folie.
MPB-ja bëri të ditur se kontrollet në rrugë do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, duke u bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një qarkullim më të sigurt.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin me inicialet V.K., të akuzuar për vrasjen me paramendim të…
Pas një pushimi prej gati dy javësh shkaku i ndeshjeve të kombëtareve, këtë javë rikthehet në skenë Superliga e Kosovës…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy. Presidentja Shiroka…
Ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi kanë diskutuar në seancën e…
Ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar Jurgen Kloppin, duke e përshkruar gjermanin si një nga figurat më…
Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2027/28, pasi mesfushori…