Categories: maqedoni

MMT u drejtohet ndërkombëtarëve: Mickoski e cilësoi arsimin e lartë në shqip “implant”, deklarata bie ndesh me Kushtetutën dhe Ohrit

Nisma qytetare “Më Mirë për Tetovën” ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta nuk e lejon zhvillimin e arsimit të lartë në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Për këtë çështje, MMT u ka dërguar letër ambasadave të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij në Shkup, ambasadës së Shteteve të Bashkuara, si dhe përfaqësive diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë dhe Zvicrës. Letra i është përcjellë edhe Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, organizata i referohet fjalimit të kryeministrit në Kuvend më 26 nëntor 2026, ku Hristijan Mickoski deklaroi: “Nëse e lexoni mirë Kushtetutën, do të shihni se arsimi i lartë nuk mund të jetë në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Që ligji është i tillë dhe që të gjithë ne kemi një implant të tillë, kjo është temë tjetër. […] Sepse në gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja mund të kemi arsim fillor dhe të mesëm, jo edhe të lartë”.

Sipas MMT-së, Mickoski e pranoi se ligji parashikon arsimin e lartë në gjuhën shqipe, por këtë e përshkroi si një “implant”.

Nisma qytetare e konsideron këtë qëndrim të pasaktë dhe thekson se nuk bëhet fjalë për një çështje interpretimi.

“Deklarata bie ndesh me tekstin e Kushtetutës, me legjislacionin në fuqi dhe me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, mbi të cilën mbështetet rendi kushtetues i vendit që nga viti 2001”, shprehet MMT.

MMT rikujton se, në bazë të pikës 6.2 të Marrëveshjes së Ohrit, shteti ka detyrimin të financojë arsimin universitar në gjuhët e folura nga të paktën 20% e popullsisë.

“Neni 144 i Ligjit për arsimin e lartë e përsërit këtë detyrim pothuajse fjalë për fjalë. Marrëveshja i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 dhe u lidh me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara, të NATO-s dhe të OSBE-së”, thuhet më tej në reagim.

MMT vëren gjithashtu se deklarata e fundit nuk është e vetmja çështje që, sipas saj, bie ndesh me të drejtat gjuhësore. Në këtë kuadër, ajo përmend refuzimin e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, vendimin që pjesa praktike e provimit të zhvillohet vetëm në maqedonisht, si dhe një ligj të ri për arsimin e lartë që aktualisht ndodhet në Kuvend.

të fundit

Kurti kërkon që fondet evropiane të lidhen me nivelin e zbatimit të marrëveshjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar në Tiranë që fondet e Bashkimit Evropian të ndahen sipas nivelit të zbatimit…

6 minutes ago

Akuza për evazion fiskal/ Xhensila Myrtezaj bën reagimin e fortë, ja çfarë thotë këngëtarja

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas lajmeve se do të përballet në gjykatë për akuzën e fshehjes së të ardhurave…

12 minutes ago

Begaj në Ohër: Shqipëria do të mbështesë Kosovën për statusin kandidat dhe nismat ligjore për Hagën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat…

17 minutes ago

ASH: E drejta për arsimin universitar në gjuhën shqipe nuk vihet në diskutim

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta mundëson arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por…

19 minutes ago

Pretrial detention sought for 38-year-old suspected of murder near Lake Smilkovci

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale…

22 minutes ago

GJKKO dismisses case against Taulant Balla following Albana Vokshi’s lawsuit for defamation and insult

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte, më 27 nëntor, pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar…

22 minutes ago